E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Shëndetësisë, masat për transplantin e organeve

Ligji i ri për transplantin e organeve nuk qartëson nëse dhuruesit do të jenë në trungun familjar ose jashtë tij. Por të në të njëjtën pikë paqartësie, ligji nuk përcakton qartë se në ç`farë situate mund të quhet një person i vdekur, nga ku me vullnetin e të afërmeve mund të kryehet transplanti i organve, indeve dhe qelizave. Edhe pse projekligji është ende në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, per diskutim, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili thotë se do të krijohet një qëndër e re dhe një bankë për transplantin, ndërkohë që mjekët duhet të kënë të qartë se kur duhet të bëjnë një ndërhyrjen.
 

Në këtë ligji të ri, janë sanksionet që do të ndërmerren për të gjitha rastet kur transplanti nuk lejohet. Drafti sanksionon se në Shqipëri ndalohet transplanti i indeve, qelizave dhe organeve për përfitime financiare. Po kështu nuk lejohet transplanti i trurit apo manipulimi gjenetik i embrionit për qëllime transplantimi. Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Vasili, i hap rrugën brenda rregullave edhe spialeve publike dhe private për të bërë trnaplantin.
 

Në ligj përcaktohet se heqja e indeve dhe organeve nuk mund të kryhet ndaj një personi të paaftë, pa marrë pëlqimin e tij,përveç rasteve të veçanta. Kryerja e veprimeve, në kundërshtim me atë çka është, do të sanksionohet me gjoba për mjekët deri në heqjen e licensës së punës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›