E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kërkon hetime urgjente

Serbia është duke kërkuar një hetim urgjent ndërkombëtar për pretendimet e saj, se në Kosovë ka pasur trafikim të organeve gjatë dhe pas luftës në vitit 1999.

Serbia ka propozuar një rezolutë në konferencën vjetore të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që është mbajtur në Beograd, duke kërkuar hetime “gjthtë përfshirëse dhe të pavarura", nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.

Këto pretendime të Serbisë u bënë lidhur me akuzat për trafikim të organeve në Kosovë nga raporti i Dik Marty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›