E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy helikoptere dhe nje aeroplan ne kerkim te 30-vjecarit qe u hodh nga trageti

Akoma asnje gjurme per 30-vjecarin qe u hodh dy dite me pare nga trageti Arberia rreth 40 milje larg bregdetit. Per kete ngjarje ne alarm eshte vene edhe policia kufitare e te dyja brigjeve duke ngritur nje ekuipazh shpetimi. Ne kerkim te trupit te 30-vjecarit me kombesi shqiptare jane vene rojet bregdetare italiane te cilave u jane vene gjate dite se pare ne dispozicion tri motovedeta te Guardia di Finanza si dhe nje helikopter. Ndersa gjate dites se djeshme eshte shtuar edhe nje helikopter tjeter bashke me nje aeroplan per te bere kerkimin e tij. Behet fjale per Eduart Teodorin i cili pasi ka rrembyer nja jelek shpetimi eshte hedhur nga trageti me te cilin po udhetonte prej 5 oresh nga Durresi drejt brigjeve italiane. Shkaku qe e ka shtyre 30-vjecarin drejt ketij vendimi ekstrem ka qene nje zenke me te dashuren e tij rumune e cila e shoqeronte ne kete udhetim. Por me sa duket ajo qe e ka shtyre drejt limitit 30-vjecarin eshte fakti se kapiteneria i ka bllokuar pasaporten atij pas zenkes qe ai ka pasur me te dashuren rumune. Pas kerkimit prej me se 24 oresh me tri motovedeta dhe nje helikopter te Guarda di Finanzas italiane eshte rritur intensiteti i kerkimeve per shqiptarin. Dje po nga ana e autoriteteve italiane jane vene ne dispozicion tri motovedeta te cilat do te kerkojne edhe gjate nates dy helikoptere dhe nje aeroplan te gjitha keto mjete jane vene ne kerkim per ndonje gjurme te te riut shqiptar. Kerkimet vazhdojne me shpresen se ai duke pasur nje jelek shpetimi me vete mund te jete akoma gjalle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›