Gjendet e vdekur shqiptarja e zhdukur e kishte vrare i shoqi italian
Pas 8 dite e zhdukur eshte gjetur trupi i pajete i 30-vjecares se zhdukur shqiptare. Ajo eshte raportuar si e zhdukur pas denoncimit qe eshte bere nga vete vrasesi i saj. Mediat italiane kane njoftuar se ka qene bashkeshorti i shqiptares Rajmonda Zefi i cili pas disa ore marrjeje ne pyetje ka treguar per vendin ku ai i kishte varrosur bashkeshorten. Mbi italianin Francesco Quinci 36 vjec policia italiane ka shpallur dyshimet e veta qe ne momentet kur ai ka bere denoncimin. Sipas thashethemeve te mberritura ne polici gruaja shqiptare dhe i shoqi ishin ndare pasi prej disa kohesh nuk po kalonin nje raport te mire mes tyre. Nje tjeter fakt qe i ka shtyre autoritetet italiane per nje krim te mundshem te 36-vjecarit ndaj bashkeshortes se tij ka qene edhe fakti se ai ishte paraqitur tri dite me vonese ne polici per te bere denoncimin e ngjarjes. Rajmonda Zefi u zhduk gjate nates se nderrimit te viteve saktesisht me 31 dhjetor dhe ka qene burri i saj qe ka denoncuar zhdukjen por ama me tri dite vonese. Me tej eshte mesuar se cifti ka qene ne prag te divorcit. Sipas policise italiane vrasja ka ndodhur pikerisht ne nje moment tensionimi mes tyre. Rajmonda Zefi ka bashkejetuar me vrasesin dhe njekohesisht burrin e saj prej tete vitesh me te cilin ka lindur edhe dy femijet. Pas disa ore kerkimesh karabinieret kane gjetur kufomen e gruas ne pyjet ne Kole Scopeti te komunes Stazema ne Alta Versilia pikerisht ne vendin ku italiani ka treguar si vendndodhje te trupit.