E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vetem arrest ne shtepi per djalin e Arta Dades

Policia ne kerkim te armes se krimit per te verifikuar nese eshte perdorur ne raste te tjera

Pas nje seance gjyqesore qe ka zgjatur me pak se 30 minuta gjykata ka caktuar masen e sigurise per djalin e deputetes socialiste Arta Dade i cili po hetohet per plagosje dhe armembajtje pa leje. Gjykata e Tiranes ka vendosur qe te jape masen e arrestit ne shtepi per Besnik Dabullen ndersa prokuroria ka kerkuar nje mase prej 20 ditesh burg per plagosje te rende. Dabulla ka qene ne sallen e gjyqit pasi ka plagosur me nje pistolete 34-vjecarin Edrin Lufi i cili eshte edhe nipi i ish-kryeministrit te diktatures Adil Carcani te merkuren ne mbremje ne lokalin Liburnia ne zonen e ish-Bllokut. Besnik Dabulla eshte arrestuar nga policia po ate nate pasi kishte derguar ne spital Endrin Lufin djalin e vajzes se Carcanit. Sipas gjykates vendimi eshte argumentuar nga avokati mbrojtes i Dabulles me faktin se vete nipi i Carcanit e kishte falur Besnik Dabullen per plagosjen. Ai ka paraqitur nje deklarate te shkruar nga Edrin Lufi te cilen ai deklaronte se plagosja me pistolete kishte ndodhur pa dashje. Nderkohe qe policia eshte ne kerkim te armes se ngjarjes per te verifikuar nese eshte perdorur edhe ne krime te tjera.

Masa

Prokurori i ceshtjes ka kerkuar qe per Dabullen te jepej masa me burg per 20 dite deri ne perfundimin e hetimeve duke e cilesuar si nje plagosje te rende. Ndersa avokati mbrojtes i djalit te Arta Dades eshte shprehur se masa me e drejte dhe me ligjore per tu marre ndaj klientit te tij ka qene ajo e mases me arrest ne shtepi. Ai e ka argumentuar kete kerkese duke u mbeshtetur se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Gjithashtu avokati mbrojtes ka paraqitur nje deklarate te leshuar nga vete i plagosuri Edrin Lufi. Ne deklaraten e lexuar nga avokati Lufi shprehej se e kishte falur Besnik Dabullen dhe se ngjarja kishte ndodhur ne menyre aksidentale. Gjithashtu ne kete deklarate thuhej se i nipi i Adil Carcanit Edrin Lufi dhe Besnik Dabulla nuk kane pasur konflikte te meparshme dhe se marredheniet e tyre kane qene dhe do te mbeten te mira. Mbi faktin se gjithcka ka qene nje aksident pala mbrojtese eshte mbeshtetur tek fakti se vete i pandehuri Dabulla e ka derguar ne spital 34-vjecarin Lufi per te marre edhe ndihmen e pare. Pikerisht ketu ai ka treguar edhe se si kane shkuar ngjarja.

Per sa i perket akuzes per armembajtje pa leje pala mbrojtese eshte shprehur se deri ne momentin kur nuk eshte gjetur arma e krimit ai nuk mund te gjykohet per te pasi nuk mund te vertetohet nese ajo eshte me leje apo pa leje. Ky argumentim i fundit nga ana e avokatit mbrojtes eshte cilesuar si qesharak nga ana e policise pasi ne vendngjarje eshte gjetur gezhoja dhe predha e plumbit me shenja gjaku.

Prova

Burime nga policia e Tiranes shprehen se jane vene ne kerkim te armes se krimit per te bere te mundur verifikimin e saj per kete krim dhe per te tjera. Ajo e ka cilesuar si jo profesional argumentimin e bere nga ana e avokatit mbrojtes te Dabulles. Sipas saj ka prova te mjaftueshme per te bere verifikimin pasi ne vendngjarje eshte gjetur bashke me gezhojen edhe predha e plumbit me gjak. Nga ana e policise dyshohet se arma eshte fshehur nga vete Dabulla disa caste pas kryerjes se plagosjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›