E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidroga ne sulm sekuestrohen 330 kg hashash

Nje operacion ne Tirane dhe nje ne Gjirokaster kane sjelle arrestimin e 3 personave ndersa te tjere jane ne kerkim

E shtuna ka qene nje dite e mire per sektorin e antidroges ne Tirane dhe Gjirokaster. Ata kane goditur dy grupe kriminale duke sekuestruar 330 kilograme kanabis dhe vene ne pranga tre persona ndersa jane ne kerkim te te tjere personave te dyshuar per perfshirje ne trafik. Konkretisht policia e Tiranes ka sekuestruar 180 kg hashash ne shtepine e te dyshuarit per trafik droge Astrit Kuci ndersa me pare kishte arrestuar kete te fundit me 0.7 grame heroine. Nga ana tjeter antidroga e Gjirokastres ka bllokuar 150 kilograme hashash dhe ka arrestuar Stavri Hakarepin 36 vjec dhe Gazmir Avdulin 39 vjec.

Kufiri ndares

Policia e kryeqytetit duke se ka qene prej kohesh ne ndjekje te Kucit ky i fundit ishte denuar me pare ne Gjermani per trafik narkotikesh dhe duket se dyshohej se edhe pas kthimit ne Shqiperi kryente te njejten pune. Drejtori i policise se kryeqytetit Saimir Muca ne konferencen per shtyp njoftoi se gjate hetimit ishin perdorur metoda speciale dhe se goditja ishte planifikuar pas nje hetimi te gjate. Fillimisht strukturat e Hetimit te Krimit te Drejtorise se Policise se Tiranes kane ndaluar te dyshuarin te cilit pas nje kontrolli i kane gjetur nje sasi prej 0.7 grame heroine. Por burime nga policia thane se ata kishin informacione te sakta se personi ne fjale magazinonte dhe pritej te trafikonte jashte vendit nje sasi te konsiderueshme hashashi. Policia ka kryer keshtu nje kontroll ne banesen e te dyshuarit dhe i ka sekuestruar atij 180 kilograme kanabis. Ndersa pas kontrollit te ushtruar ne banese iu gjend dhe iu sekuestrua sasia prej 180 kg lende narkotike e dyshuar kanabis sativa e cila ishte e ndare ne pako te presuara 1 kg. Kjo sasi e konsiderueshme lende narkotike dyshohet se kishte destinacion trafikimin dhe shperndarjen ne vendet fqinje me Shqiperine - tha gjate konferences drejtori Muca. Sipas tij lenda narkotike u gjet e ndare ne 13 kuti. Nderkohe kreu i bluve te kryeqytetit beri me dije se operacioni Kufiri ndares do te vijonte pasi policia ishte ne kerkim te bashkepunetoreve te Astrit Kucit.

Pritje e gjate

E ndersa policia e Tiranes i vuri kufirin trafikut te mundshem te 180 kilogrameve droges asaj te Gjirokastres i eshte dashur te prese gjate deri sa 2 te akuzuarit per trafik te 150 kg hashash i kane dale ne prite. Burime nga kjo polici thane se kishin hetuar 5 muaj per te arrestuar dy te dyshuarit per trafik droge ndersa kishin ne liste dhe pritej te arrestonin edhe te tjere te lidhur ne kete rrjet trafiku. Sektori kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster pas nje hetimi 5-mujor ka arritur te beje dokumentimin e plote ligjor te veprimtarise kriminale te nje grupi te mirorganizuar ne fushen e trafikut te lendeve narkotike grup i cili zhvillonte veprimtarine e tij kriminale ne rrethet Gjirokaster Delvine dhe Sarande - njoftoi policia. Sipas saj Stavri Hakarepi 36 vjec dhe Gazmir Avduli 39 vjec jane organizatoret kryesore te ketij grupi kriminal. Keta persona ne bashkepunim edhe me persona te tjere pjesetare te grupit emrat e te cileve nuk behen te ditur per arsye hetimi por qe sipas policise u eshte dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e tyre kriminale do te trafikonin nje sasi te madhe lende narkotike ne drejtim te shtetit grek. Ngarkesa eshte siguruar ne fshatin Lazarat dhe eshte transportuar e magazinuar ne rrethin e Delvines ku edhe u sekuestrua me destinacion perfundimtar shtetin grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›