E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy infarktet e zemrës së komunizmit

19-09-2011 / Nga Gjokë Vata

Në nji ditë të ftoftë dhjetorit të vitit 1944, kur edhe bora dukej sikur po përpiqej me ndërtue nji barikadë të pakalueshme, pushtuesi vendas i maleve të qëndrimtarëve shekullor vendosi me e shti në dorë edhe atë vend të foleve të shqipeve arbnore që nuk po u bindej kurrsesi urdhnave të pushtetarëve komunist me u dorzue pa kushte. Në këtë gjendje shpërthyese, Prek Cali burri ma i mirëpërmendun i asaj kohe tragjikomuniste thirri malësorët pasaardhsat e mbrojtsave të Kelmendit të pa thyeshëm as nga sulmet e panumërta të deri athershme të cilin anmiku qe përpjekë me e nënshtrue me çdo kusht e i kishte ra me pa se heroizmi i kelmendasve mundej me ngadhnjye mbi  çdo forcë barbare. Burrat e dheut të gatshëm si gjithmonë me dëgjue fjalen e urtë të prijsit të maleve e me iu bindë asaj urtije që u jep nderë folsave e dëgjuesave të sajë: Burrat e burrnisë së Kelmendit e të krejtë Shqipnisë filloi Prek Cali me dy fjalë të shkurta e ma bindse, komunizmi i pa fe e Atdhe për rrezikun e shqiptarëve e ka shti në dorë Shqipninë deri në rranxë të maleve tona, prandej kurr nuk kanë tingllue kaq ogurzeza fjalët e Pader Gjergj Fishtës: “Ah ik dhe se shkjau ka msy”.
E këtë ogur të zi e ban edhe ma të karabojshëm fakti i zi se sot nuk na ka msy shkjau, por komunizmi shpiksi i mizorive ma të pambrritshme, as nga shkjau, as nga djalli vetë. Tash na e dimë mirë se thirrja e dëshperimit: “Ah ik dhe” u drejtohet mbrojtësave të Atdheut e në rastin tonë këtë grimë Atdhe që komunizmi nuk ka mbrritë ende me dhun ue. E pra mbasi malet nuk i ka krijue Zoti me luejtë vendit na përket ne banorëve të tyne me i mbrojtë deri sa të na lanë shpirti trupin. Mue ma thotë mendja se kurrnjanit prej nesh nuk i bajnë sytë e ballit me e pa flamurin e Gjergj Kastriot Skender Begut me yllin e kuq të  Stalinit mbi shqipen që ia ulë itibarin si të shëndrronte shqipen në nji qyqe. E si shqipes  ban çmos me na ulë itibarin e me na ba qyqana. E pra tue qene i bindun se ju ma parë pranoni vdekjen e biles e queni “Kapak florinit” u kam mbledhë  me u ba sipas mendimit tim thirrjen ma fisnike që e nderon sedren tonë. Mos me e pranue për të gjallë zhburrnimin, por me u kapë fort për burrninë ashtu si na ka hije e me e nderue si meriton virtyti i trashiguem. Jam i sigurtë se asnjani prej jush nuk don me e pa vehten ma poshtë se paraardhsat tanë. E kisha me thanë se këtë thirrje na bajnë edhe paraardhsat tanë nepërmjet të fjalëve të mija. Trimnia që kemi në gjak brez mbas brezi merr të njajtin vlim sa i nevojitet Atdheut me e dikue për te. Të lumtë goja e miratuen të gjithë burrat e atij kuvendi historik. E pra vazhdoi prisi, vetëm kufomat tona mundet me na i shkelë thundra komuniste Tue njoftë mirë mbështetjen e gjithanshme të dhunës komuniste e dimë mirë se po i bijmë murit me krye, por more burra të malësisë un kisha me thanë se jemi në kohen e pashmangshme të vetfljimit. Më duket sikur Poeti i lahutës së malsisë na thotë edhe ne të mbledhunve këtu: “Pra le t’desim, s’kemë çka presim”. Në këtë pikë të kuvendit burrat lidhen besen e asaj qëndrese që e hymnizon pavdeksia. Komunizmi shqiptar në vazhden e vllavrasjes ma të kobshme të historisë shqiptare, u lëshue turrshem  me i pushtue pa tjetër malet e Kelmendit tue i rritë nga çasti në çast përmasat e dhunës ma mizore. Por nisja e marshimit partizan u shtang në vend përpara luftarëve të shndrruem në mburoja të pa thyeshme. Kur u pa se mbi çdo shkamb malor ishte nji shkamb njerzor ma i pathyeshëm se shkambit e natyrës komunizmi shqiptarë u tërhoq për me ndrrue taktiken shpëtimtare të mos kapitullimit të plot përball kelmendasve të mësuem me fitue gjithmonë kundra anmiqve të lirisë. U detyruen me kërkue ndihmen e aleatit ma të ngushtë e cila do t’u sillte fitoren e humbjes ma të turpshme. Aleati u hapi rrugë të ashtuquejtunve shqiptar për me i qëllue pas shpine shqiptarët e vërtetë, për me mund me e ba edhe atë pjesë Shqipnije që kishte mbetë Atdhe pjesë të Shqipnisë së ferrit komunist. E kur komunistat ia mbrriten edhe këti qëllim makabër e versulen urretjen mbi familiarët e luftëtarëve antikomunist e deri edhe të farefisit të tyne, tue shtue dukshem numrin e kufomave të maparshme me pushkatimet e malsorëve brenda nji kohe të shpejtë si ta kishin frigë vonesen e vdekjes së tyne. Brenda pak javëve numri i të vramëve e i të burgosunve u rrit aq sa do të ishte i tepërt edhe për te tanë Shqipninë e jo ma për atë grim vend me aq popullsi të pakët. Shpejt e shpejt nisi edhe internimi i familjeve edhe me foshnje në djep si të donin me i denue edhe foshnjet vetëm e vetëm ngase kishin lindë në Kelmend. Krenaria e antikomunizmit dukej si t’i kishte shndrrue edhe gratë e Kelmendit në Nora të Kelmendit që vuenin tmerrin e torturave komuniste në birucat e shfrimit të xhelatëve. Komunizmi shqiptarë u mundue me ia ngarkue përgjegjsin kryesore për atë kryengritje e atë qëndresë klerit katolik shqiptar për me mund me e ba sa ma të madh numrin e akuzave shpifarake. Por besimtarët e çdo religjionit i treguen komunizmit se ashtu siç kanë nji Zot të përbashkët, kanë edhe Atdheun të përpashkët e se kush nuk e nderon Atdheun, nuk e nderon  as Zotin e komunistat për çudinë ma qesharake as nuk e besojnë Zotin dhe e luftojnë Zotin. Enveri e enveristat e menduen pushtimin e Kelmendit si mësimin  ma të ngulitshem në koken e  çdo kundërshtarit të atij regjim. Nuk  ju shkoi ndër mend se shtypja e atdhetarëve shëndrrohet në energji vepruese. Këtë aksiomë  të së vërtetës e dëshmoi edhe 9 shtatori i 1946 data e kryengritjes tjetër të lavdishme e njohun në historinë e pashkrueme “Kryengritia e Postribës, kryengritje kjo që i shkaktoi infarktin e dytë zemres së komunizmit shqiptarë e europian.
Ndërpremja e  kësajë kryengritje nga terrori komunist nuk do të thotë aspak shtypja e sajë përkundrazi  ajo ngjitet në pjedestalin e historisë kombëtare. Nuk ka gja ma qesharake se të servirunit e sajë nga komunistat si fitore e tyne. Ata nuk e dinë se dhuna i arrinë fitoret e sajë në sajë të hujmbejeve të saja. E kush e përgëzon dhunen përveç shkaktarëve të sajë?! Dhuna ndjenë nji frigë tmerruese nga guximi i qëndresës. Vetëm terrori që shkakton ashtë ilaçi qetsues i frigës së saj. Këtë të vertetë na ka tregue vetë komunizmi gjatë të gjithqëndrimit të tijë në  pushtet. Po për fatin e mirë të popujve edhe dhuna ngordhë në pellgun e gjakut të mizorisë së sajë. Mospërfshimja në historinë e sotme e kryengritjeve që na bajnë krenar nuk ashtë vetëm e pafalshme, por edhe fajsuese e kjo zvarrisje vazhdon me u ba edhe pas dy dekadave të rrëzimit të pushtetit komunist. Prandej Shqipnia ka nevojë të ngutshme me i ardhë ata historian që i japin besen së vërtetës me e përshkrue ashtu si ç’ashtë. Në fund të fundit edhe historitë e pashkrueme përcillen nga goja në gojë e nga brezi në brez prandej mosshkruemja e saj në driten e realitetit ngarkon me përgjegjsi të madhe morale historianët që ngurrojnë me e shkrue të vërteten.

Autori është “Krenaria e qytetit të Shkodrës”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›