Dy intelektuale te shquar dy percaktime te ndryshme
Ne hapesiren shqiptare kemi tashme nje elite kulturore dhe kombetare qe po
ngjizet e formesohet gradualisht duke u zhveshur jo lehtesisht nga ndikimet
kufizimet dhe interesat ideologjike e politike komuniste dhe jo vetem nga ato.
Kemi mes te tjereve edhe dy intelektualet e krijuesit me ne ze te kombit tone.
Nuk them me te mire Sa jane te mire si krijues specialistet e fushes le ta
vleresojne sipas peshes dhe vlerave te veprave te tyre. Gjithsesi edhe ne kete
rrafsh sipas mendimit tim si lexues Kadareja tashme eshte shkrimtari me i
madh ne tere hapesiren shqiptare por edhe nje nga shkrimtaret e niveleve
nderkombetare i perkthyer dhe i lexuar kudo nje nga ambasadoret me te medhenj
te kultures shqiptare sot ne bote. Qosja gjithnje sipas mendimit tim si lexues
i vemendshem mbetet vetem tek ndonje veper si shkrimtar i mire bie fjala
Vdekja me vjen prej syve te tille nderkohe qe ne fushen e
shkrimtarise eshte i tejkaluar. Ky fakt e ben qe te jete ziliqar mohues dhe
agresiv gje qe e kemi pare shpesh here ne pozita mjerane.
Si studiues gjithnje sipas mendimit tim Qosja eshte me nivel e kulture te
gjere dhe vlera te padiskutueshme studimore pervec vleresimit te letersise
shqiptare bashkekohore te cilen e shperfill e perbalt dhe e fyen vetem e
vetem per te rrezuar nga lartesite Kadarene dhe per te mbivleresuar tinezisht
veten. Ne nje shkrim te koheve te fundit per letersine shqiptare te sotme ai
mohon krejtesisht vlerat e saj krahasuar me letersine e vendeve ballkanike dhe
evropiane duke rrefyer nje mllef te madh ndaj krijuesve shqiptare ne Shqiperi
Kosove e diaspore por edhe nje cinizem dhe egoizem te papermbajtur prej
bajraktari te pandreqshem.
Por nuk eshte ky qellimi i shkrimit tim sic e thashe me siper.
Une jam nje veprimtar ne rrafsh te mendimit e te veprimit kombetar. E ndjek me
shume vemendje mendimin shqiptar zhvillimet e ceshtjes sone kombetare dje dhe sot dhe angazhohem edhe vete sa mundem.
Per mua nuk perbejne problem bindjet politike te njerit apo te tjetrit dhe i
respektoj ato. Por kur idete njemendesite dhe qendrimet e njerit apo te
tjetrit ndikojne ne publik apo cenojne vlerat kombetare shmangin drejtimin
tone si shtet e si komb demtojne aspiratat kombetare dhe evropiane te
shqiptareve atehere nuk mund te hesht e te behem sehirxhi.
Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare jane dy mendimtare dhe veprimtare te shenjuar
shqiptare por ne kahje te ndryshme.
Pervec dallimeve kane te perbashket kohen qe kane jetuar dhe faktin qe ne nje
fare menyre kane qene favorite te regjimeve perkatese komuniste qe i
konsideronin si ndihmes te vlefshem te tyre. Sic ndodh ne regjimet totalitare.
Kadareja tek nja dy vepra te tij i beri jehone Partise dhe Enverit por kjo per
mbijetese letrare ndersa ne pjesen dermuese te vepres se tij ka deshmuar
papajtueshmeri dhe disidence ndaj regjimit diktatorial .
Ne nje moment te volitshem ne prag te zhvillimeve demokratike ai u arratis nga
Shqiperia duke i dhene nje tjeter goditje regjimit diktatorial. Nderkohe me
vepren e tij madhore por edhe me personalitetin e tij evropian i ndihmoi
proceset demokratike ne Shqiperi e Kosove perkrahu UCK dhe luften per liri e
pavaresi ndikoi fuqishem sic deshmon Thaci per nenshkrimin e Rambujese
pershendeti nderhyrjen e NATO-s ne Kosove per te mbrojtur te drejtat njerezore
dhe per te ndalur shfarosjen cubriloviciane e perzenien masive milosheviciane te
shqiptareve nga Kosova.
Ismail Kadare nuk ka reshtur dhe vazhdon ti sherbeje emancipimit qytetar
evropian te shqiptareve dhe demokratizimit te shtetit shqiptar. Ai ka folur
shkruar dhe debatuar per identitetin tone kombetar ka ndihmesuar ne trajtimin e
drejte historik e bashkekohor te ceshtjes shqiptare te kultures shqiptare te
integrimit te denje e te vertete te shqiptareve ne familjen evropiane si edhe
ka vleresuar personalitetet dhe ngjarjet e rendesishme kombetare bie fjala
Konicen e Mithat Frasherin madje ka korrigjuar vetveten duke rivleresuar
Gjergj Fishten.
Ne esene e tij kombetare Mosmarreveshja ai fshikullon qendrimet
kundershqiptare te sharlataneve vendas e te huaj dhe vendos vijen e
demarkacionit ndermjet kombetareve dhe antikombetareve te figura e heroit
kombetar Skenderbeut.
Kurse Rexhep Qosja i privilegjuari i Titos respektivisht i Fadil Hoxhes te
cilet i siguruan pozite te mire komoditet te ardhura per te bere palle iu dha
truall ne token qe u ishte konfiskuar shqiptareve reaksionare edhe pse ishte
prone e ligjshme e tyre njelloj sic mi moren mua 28 troje dhe iu dhane te
privilegjuarve te Tito - Fadilit iu ndertua vila prej me te mirave qe kishte
ne ate kohe Prishtina kishte makine luksoze kishte pasaporte me vize per te
shetitur boten i bente pushimet ne plazhet me te njohura etj. Ai hynte dhe
dilte ne Kosoven e hapur sa here kishte nevoje madje edhe gjate luftes se
UCK se bashku me adhuruesin e tij Fadil Hoxhen.
Kur iu vu flaka Shqiperise ne vitin 1997 nga falangat e Ramiz Alise te
mbeshtetura nga qarqet antishqiptare sllavo-greke per destabilitetin e shtetit
shqiptar Rexhep Qosja shkoi tanime pa vize deri ne Vlore dhe shtrengoi
grushtet me drejtuesit e Revolucionit te vonuar sic e quajti ai rebelimin
komunist te 1997.
Jam deshmitar i atyre ngjarjeve ne Shqiperi. I shihja falangat duke brohoritur
dhe duke shtene me kallashnikove kunder shtetit dhe kunder njerezve te
pafajshem. Ndersa nga rruget e Evropes dergoi adhuruesin e tij prijesin e
Frontit te kuq per te mbeshtetur revolucionin komunist ne Shqiperi.
Kjo mendesi dhe ky qendrim i Rexhep Qoses vjen nga formimi marksist-leninist i
tij nga idete e revolucionit proletar dhe nga misioni qe ai vete apo te tjeret
i kane ngarkuar.
Nuk eshte e rastit qe ai nuk ka shkruar asnje resht kunder Titos dhe Fadil
Hoxhes pergjegjesve kryesore per tragjedine e Kosoves gjate dhe pas Luftes se
Dyte Boterore. Fadil Hoxha krah per krah me serbo-komunistet dhe komunistet
shqiptare ne bashkepunim te plote me divizionet e tyre ne Kosove te prira nga
komisari politik Ramiz Alia e goditen dhe e pergjaken rezistencen kombetare ne
Kosove e nenshtruan dhe e ripushtuan Kosoven per tia vene ate nen thundren e Serbise.
Nuk eshte e rastit qe Rexhep Qosja nuk thote asnje fjale per Miladin Popovicin
njerin prej emisareve qe ndezen luften civile ne Shqiperi dhe ne Kosove nuk e
ze fare ne goje Marreveshjen e Mukjes nje marreveshje kombetare per clirim dhe
bashkim kombetar sepse vete Qosja si enverist mbron pikpamjen enveriste dhe meladiniste se Mukja eshte nje tradhti Kunder kujt
Nuk eshte e rastit qe ne Rambuje ai ishte pengese per nenshkrimin e
Marreveshjes se Rambujese duke iu kundervene nderkombetareve dhe sidomos
SHBA-ve qe bene perpjekje te medha per realizimin e saj dhe luftes clirimtare
ne Kosove. Vetem kur nderkombetaret kerkuan ministrin e jashtem shqiptar
Paskal Milon i cili me urdher te nderkombetareve u detyrua te shkoi per
ndermjetesim vetem atehere Rexhep Qosja u bind te neneshkruante ate dokument historik.
Ndryshimi tjeter i dukshem ndermjet tyre eshte se ndersa Kadareja nuk eshte
marre direkt me politike madje edhe kur e kane propozuar per president te
Republikes se Shqiperise nuk ka pranuar ndersa Qosja ka deshtuar ne politikat
e tij partiake dhe ka marre nje ndeshkim kuptimplote nga shqiptaret e Kosoves
i cili ne votime mori me pak vota se romi Haxhi Mergja.
Po ti kthehemi te sotmes.
Ne vend qe te ndikoje per qetesimin e situates ne Shqiperi per zgjidhjen e
krizes totale ne bashkepunim me nderkombetaret dhe NATO-n pas ngjarjeve te
renda te 21 janarit 2011 Rexhep Qosja i hedh zjarrit benzine mbron dhunen
kunder institucioneve te shtetit dhe ben thirrje te hapur per mosbindje
qytetare pra per thellimin e krizes ne Shqiperi qe reflekton keqas edhe ne
Kosove e viset e tjera shqiptare duke cuar uje ne mullirin e vjeter te
politikes antishqiptare serbo-greke.
Ne keto dite tejet te veshtira kur Shqiperia ka nevoje per mendimin udherrefyes
te intelektualeve te shquar opsioni i vetem i Qoses eshte Berisha eshte
genjeshtari me i madh i te gjitha koherave.
Ndersa Kadareja jep mesazhe historike dhe mesime te thella te mencura e
largpamese per ngjarjet shtet-shkallmuese te ketij fillimviti ne Shqiperi dhe
per te ardhmen. Ai zbulon shkaqet e ngjarjeve te 21 janarit duke theksuar se
pari se rrenjet jane piskamat e fantazmes se regjimit komunist qe endet edhe
sot neacute Shqiperi. Ne ngjarjet e janarit midis psikozes dhe veprimeve shpesh
kaotike ata do te kapnin spikamen e fantazmes se totalitarizmit rendit te
permbysur 20 vjet me pare. Ishte me sa dukej ky shkaku kryesor qe ne kete
janar te trishte trazimi ishte aq i thelle e aq deshperues. Keto rrjedha
njerezore per te cilat eshte lehte te thuhet te mos dalin me te mos shfaqen
te mos na shqetesojne nuk mund te anashkalohen - thote Kadare.
Ai ben pergjegjes klasen politike ne Shqiperi te perfshire nga etja per
pushtet korrupsioni retorika e shthurur nervozizmi mungesa e tolerances dhe
e kompromisit dhe lufta e paprincipte politike qe shkon deri ne dhune. Dhe ai
eshte kategorikisht kunder cdo dhune e cila eshte kerkese posacerisht e
Beogradit.
Padurimi dhe nervozizmi politik ne Shqiperi kane kapercyer kufijte e lejueshem.
Me to eshte bashkuar paniku i cili e ka bere me te rrezikshme gjithcka. E keqja
eshte se klasa politike ajo qe duhej te ishte e fundit qe te kapej nga paniku
ishte e para qe u perfshi prej tij. Si rrjedhoje e kesaj shteti dhe shoqeria
shqiptare u gjenden ne poziten e atij te semuri qe pasi e ndien se po dridhet
ethesh ne vend te veje termometrin e thyen ate - konstaton Kadare. Ai denon
dhunen kunder institucioneve shteterore por edhe dhunen e institucioneve kunder qytetareve. Ai shkruan
Me 21 janar gjate nje demonstrate per fat te keq te dhunshme u vrane me arme tre njerez te paarmatosur pra te pafajshem qytetare te shtetit demokratik
shqiptar e njekohesisht tre qytetare te ardhshem te Bashkimit Evropian. Kjo e
fundit nuk theksohet as per te mitizuar e as per te sublimuar kete bashkim por
per tu kujtuar te gjitheve se ne pa hyre ende ne kete shtepi te perbashket
kemi cenuar programin e saj ate program qe me sinqeritet dhe perkushtim e kemi shpallur si programin tone.
Shqiperia duhet te pergatitet per ti thene ndal nje percudnimi te tille. Duhet
pranuar se kjo seshte as e thjeshte e as e lehte. Kerkon vullnet pa dyshim po
ne radhe te pare kerkon bindjen e thelle qe demokracia shqiptare ajo qe ne te
vertete eshte e pandare sot nga Shqiperia duhet marre seriozisht.
Fakti qe ne Ballkan ka sot dy shtete shqiptare te cilet ne nje menyre ose ne
nje tjeter ndikojne dhe rrezatojne tek njeri-tjetri pergjegjesine e politikes
dhe te strategjise shqiptare e ben te dyfishte.
Keto jane shqetesimet dhe mesimet kombetare te Ismail Kadarese kurse Rexhep
Qosja e bene te kunderten i cili eshte vendosur ne frontin e dhunes qe nga viti
1997 e deri sot ne 2011 kur Shqiperia vleresohet si nje vend demokratik dhe me
standarde te tilla.