Aviatoret e Hiroshimes apo...
Ky shkrim te pakten dy vjet me pare ka pasur nje titull tjeter Koha per te
mundur vetveten pak me vone u titullua Zoteruesit e Amerikes dhe sot ai eshte nje tjeter titull Kush e beri Hiroshimen apo Aviatoret e Hiroshimes
apo... Kane kaluar mbi 60 vjet dhe makthi i saj metaforik vijon te vije drejt
nesh.
Skam pasur kurre rastin te merrem me Hiroshimen as si metafore dhe as si nje
simbolike e cila do te jete e mundur te kujtohet ne kohet tona per me teper
se ate qe ka ngjare ne Hiroshima dhe Nagasaki e ka denuar vete Amerika dhe
njerezimi. Skam menduar kurre se akti i tmerrshem dhe mizore unik dhe i
paperseritshem ne te gjithe historine e njerezimit do te me kujtohet nje dite
ne Rendin e Ri Boteror dhe pikerisht ne vendin tim Shqiperine nje vend me
standarde evropiane anetare e NATO-s do te vuaje kompleksin dhe do ti rrije
ne zgripin e gremines endrra e saj evropiane per shkakun e nje mendesie e cila
as me pak dhe as me shume nuk eshte larg ligesise se Hiroshimes. Vecse ajo u
krye ne kushte lufte dhe me arme lufte te nje ushtrie te nje vendi kunder
popullsise se nje vendi tjeter ndersa gjema e re e sotmja eshte ne kushte
paqe dhe luksi qe lidhet kryekeput me nje enderr makbethiane halucinacionin
kryeministror kunder njerezve dhe vendit te vet.
Hiroshima dhe Nagasaki u vra nga nje dy apo tre duar fatale nga lartesite e
qiellit te Japonise nje pune fort e lehte per aviatoret ndersa kjo qe ndodh
ne Shqiperi eshte krejt nenprodukt i nje truri i cili per nga zotesia dhe dija
nuk ja kalon asnje gram atij te Don Kishotit. Jane dy ngjarje qe ngjajne shume
me njera tjetren per nga vullneti i ligesise njerezore. Kjo e fundit nuk ka
asnje sens politik vecse do te mbahet mend unikalisht per antiprogresin e
vendit te vet.
Kane kaluar kaq kohe dhe asnjeri nga pilotet e tmerrshem qe mbollen vdekjen
kolektive te njerezve te pafajshem nuk na ka treguar se a i urdheruan guxuan
vete e kryen me deshire dhe vullnet aktin cndjene ne aktin e tmerrshem a
paten pendese per te dhe si ka vazhduar te qendroje ne kujtesen e tyre mbjellja
e vdekjes
Ndoshta gazetare psikologe investigues monografiste kroniste eksplorues
mjeshtra kane tentuar te mesojne sadopak nga gropa e zeze dhe zezona por ka
qene e pamundur ose tmerri eshte kaq i madh saqe do te jete me mire te mbetet
ashtu sic ka mbetur.
Une e di mire se sa pendim ka pasur Amerika per kete une e di mire si qytetari
i kesaj bote Hiroshima duhet te tekstohet si tabu se nuk do te mund te ndodhe
me kurre une e di se njerezimi ka instinktin e korrigjimit dhe se ai meriton te
jete i lire dhe ne te gjithe mundesite e veta por Hiroshima vijon te me
kujtohet per shkakun e ligesise dhe vdekjes kolektive njerez te cilet nuk e
meritonin ate vdekje.
Me kujtohet dhe per nje shkak tjeter qe lidhet me mendjet te cilat zoterojne
te keqen per shkakun e somnabulitetit dhe halucinacionit te tyre per tu vene ne
krye te vendit me doemos. Me kujtohet Hitleri gjermanet qe i shkuan pas qe u
vrane per te dhe qe shpejt e kuptuan marrine e tyre dhe e denuan e mallkuan dhe
e emeruan te keqen e njerezimit. Mu kujtua diktatura shqiptare dhe Enver Hoxha
i cili gjithe jeten e vet qe dhe mbeti diktator qe dhe mbeti vrases kolektiv
qe dhe mbeti nje ligesi e pashembullt dhe qe gjithe jeten synoi dhe arriti ta
lere Shqiperine larg lirise dhe Evropes Perendimore. Dhe shqiptaret i shkuan
pas e duartrokiten u vrane per te u djersiten per te u marrosen per te por
erdhi nje dite dhe e mallkuan se e kishte vonuar ne ekstrem kohen e tyre. Asnje
popull i Evropes nuk kishte mbetur si shqiptaret per shkakun e ligesise dhe
somnambulit Enver Hoxha.
Mu kujtuan te gjitha thuajse gjate gjithe ketij dimri shqiptar ku nga mengjesi
ne mbremje ne gazeta ne radio ne rruge dhe ne skuta flitet per kufoma kur ne
te gjithe dite-netet e vendit tim shetit vreroset terbohet derdh helm dhe
kerkon te rivrase endrren e shqiptareve halucinacioni makbethian dhe
somnambuli kryeministror i pasuesit te partise se Enver Hoxhes njeriu i pa
votuar Edi Rama.
Jam ndjere keq dhe jam lenduar kur nje ish-bashkestudenti im i bie ne oret e
vona telefonit dhe me thote me patetike i keni ditet e numeruara pushtetin do
ta marrim ne pasi ai eshte verbuar po kaq sa kryetari i partise se tij dhe
shpura e njerezve qe se kuptojne se jane te gjalle pa qene ne pushtet dhe nuk
arrin te kuptoje se pushteti eshte vote e lire dhe e pjeses me te madhe te
njerezve te nje shoqerie te lire dhe nuk eshte as marrje me dhune dhe verberi e
institucione dhe as pervoje makbethiane.
Jam ndjere keq per kater demonstrues qe humben jeten ne verberine qe iu ushqeu
dhe jeten lire qe iu bleu nje kryetar partie i cili ne kohet me te mira te
Shqiperise dhe shqiptareve i memorizoi vendit fotografine dhe pamjet me te egra
dhe me primitive qe mund te behet ne kohet e paqes dhe te rregullave
demokratike.
Jam ndier keq nga praktika e kohes fis ne nje shtet me standardet me te
pranueshme dhe te vleresuara nga shoqeria e emancipuan perendimore qe i dha
ketij vendi dhe njerezve te tij certifikaten evropiane te levizjes pa viza duke
e besuar qytetarine e tyre dhe te klases politike me crast me shume besim do
te kishte nga perendimi dhe partia e cila eshte bija dhe trasheguesja ne te
gjithe kontigjentin e saj drejtues te Partise se Punes e njohur per dhunimin
te votes te pushtetit dhe te lirise njerezore.
Kam pyetur veten por natyrisht nuk kam marre pergjigje dhe as pres pergjigje
te dija se ceshte Shqiperia per kete njeri ceshte Evropa per kete njeri. Kam
pyetur veten se ceshte partia per kete njeri nder me te paditurit qe ka sjelle
ndonjehere ne skenen e vet politika shqiptare. Protagonizmi nuk eshte dituri. Ai
eshte krim kur nuk ju sherben te mires per te gjithe.