E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazar politik

Subjektet politike qe jane percaktuar te rrine ne opozite kane kritikuar vendimin e PDK-se per te lidhur koalicion me Aleancen Kosova e Re duke i lene kesaj te fundit postin e presidentit.

Lidhja Demokratike e Kosoves permes pergjegjesit per informim Kujtim Shala ka thene se ajo qe doli nga takimi i djeshem i Keshillit Drejtues te PDK-se i cili dha driten jeshile per koalicionin e ardhshem qeverises ishte nje proces i paster politik dhe i interesave e ambicieve personale te personave te caktuar.

Ky eshte nje proces i paster politik marreveshje politike apo me saktesisht nje kushtezim politik. Ju e dini se presidenti duhet te jete perfaqesues qe duhet te perfaqesoje vullnetin e gjithe qytetareve te Kosoves jo vetem te partive politike dhe kur nje president dominohet ne nje menyre te tille ska si ta kete ate funksion - tha Shala.

Anetare brenda PDK-se paten insistuar qe kandidat per president te jete Jakup Krasniqi por ne takimin qe zgjati tre ore u morr vendim qe ky post ti lihej AKR-se.

Visar Ymeri nga Levizja Vetevendosje tha se marreveshja eshte nje pazar politik e lidhur mes dy kryetareve te partive per interesa personale.

Ymeri hedh dyshime se Pacolli qe eshte kandidat per president i AKR-se perfaqeson unitetin e kombit.

Ai nuk perfaqeson popullin shqiptar fare. Duhet ta kemi parasysh se nuk eshte puna vetem e votave. As AKR-ja e as Pacolli nuk kane numra te mjaftueshem te votave per ta perfaqesuar popullin shqiptar por e dyta qe eshte me serioze dhe me e rendesishme eshte qe programi i Bexhet Pacollit dhe deklarimet e tij politike nuk jane fare perfaqesuese e as mbrojtese te interesit te vullneti te popullit te Kosoves.

Prape po e them qe Pacolli do te behet ndoshta president i Kosoves vetem si pjese e nje pazari politik e assesi si perfaqesues e as si merite e tij dhe as per shkak te besimit qe i eshte dhene nga qytetaret e Kosoves - tha Ymeri.

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e cila u terhoq nga negociatat per koalicion meqe PDK-ja nuk plotesoi kushtin e saj qe posti i kryeministrit ti takoje kesaj partie apo qe ne krye te ekzekutivit te mos jete Hashim Thaci e vlereson koalicionin e ardhshem si shkaterrues per institucionet.

E vleresojme si marreveshje te mehershme per shkaterrimin e institucioneve te Kosoves sepse te dy partite kane kontribuar qe vendi et shkoje ne gjendje te jashtezakonshme dhe kjo ka ndodhur si pasoje e te gjitha zhvillimeve edhe nga zgjedhjet qe kane dale me shume diskutime dhe qe kane rezultuar me voten e manipuluar.

Prandaj krejt pergatitjet qe ne fillim kane qene qe te ndodhi kjo qe ka ndodhur dje ne diten e te dashuruarve normalisht qe ka treguar nje simbolike per keto dy parti - tha Isufi.

Partite opozitare hedhin dyshime edhe per programin e ardhshem qeverises meqe sic thone nuk ka perputhje mes subjekteve qe jane pjese e Koalicionit Kosova e Re.

Nga ky koalicion jane zgjedhur deputete nga radhet e Partise se Drejtesise asaj Social-Demokrate dhe te grupit te eksperteve.

Kujtim Shala i LDK-se thote se do te jete veshtire qe te perafrohen qendrimet. Nuk ka nje program qeveritar. Nuk e dime perberjen e qeverise te asaj qe do te propozohet si kabinet e qe do te votohet ose jo. Ne skemi pare nje program qeverises por duke pasur parasysh perberjen e Koalicionit per Kosoven e Re ku jane parti politike totalisht te ndryshme mendoj se eshte teper e veshtire qe te perafrohen qe te kene piketakime te shumta themelore qe do te mund te prodhonin nje program qeverises efikas - tha Shala. Ahmet Isufi nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves thote se ne koalicionin e ardhshem qeverises PDK-AKR strukturat jane te perziera dhe pa profil te caktuar. Paramendoni qe partia e z. Pacolli ka vetem kater deputete duke mos llogaritur ata qe kane hyre nga partite tjera ne koalicion dhe cfare uniteti mund te paraqese per Kosoven sidomos edhe me te gjitha ato qe jane thene ne opinion. Prandaj konsiderojme se jane kalkulime ne dem te qytetareve te Kosoves dhe kjo do ta dobesoje edhe me shume imazhin e Kosoves qofte ne arenen nderkombetare qofte te qytetaret e Kosoves - u shpreh Isufi. Ne anen tjeter Levizja Vetevendosje qe ka qene gjate gjithe kohes kunder negociatave me Serbine shfaq druajtjen se koalicioni i ardhshem do beje koncesione me Serbine ne dem te Kosoves.

Visa Ymeri thote se te demshme nuk do te jene vetem bisedimet por edhe zhvillimet e brendshme sic eshte privatizimi. Ky koalicion do te jete koalicion i negociatave me Serbine ku do te diskutohen jo ceshtjet teknike sic po thuhet por rregullimi territorial dhe institucional i Kosoves pra vete statusi i vendit. Do te jete koalicion i privatizimit te eger te cdo gjeje publike qe do te synoje te filloje me PTK-ne per te vazhduar me KEK-un Trepcen e keshtu me radhe - theksoi Ymeri.

PDK i ka bere ftese te hyje ne koalicion edhe Listes Ibrahim Rugova qe ka vetem nje deputet dhe komuniteteve pakice. Ne ditet e ardhshme pritet te konkretizohen detajet e marreveshjes si dhe ndarja e resoreve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›