Dy ish aleate vihen perballe per drejtimin e Bashkise se Elbasanit
Lufta mes kandidateve rivale per Elbasanin pritet te jete e ashper edhe ne kutite e votimit. Per bashkine e ketij qyteti po perballen Qazim Sejdini kandidati i Aleanca per te Ardhmen dhe Durim Hushi kandidati i Aleanca per Qytetarin. Interesante ne kete gare eshte fakti se rivalet dikur kane qene miq te ngushte. Te dy kane pasur si post te pare politik ate te prefektit te Elbasanit te dy si perfaqesues te Partise Socialiste. Ishin krah per krah ne zgjedhjet e vitit 2007 Sejdini si kandidat per kryetar bashkie ndersa Durim Hushi mbeshtetes kryesor si deputet i zones. Por sot Durim Hushi eshte nje kercenim per Qazim Sejdinin qe per shkak te se shkuares socialiste te rivalit mund te humbase nje pjese te votave te 2007-s. Megjithate Sejdini ka avantazhet e veta ne keto zgjedhje. Ne kater vitet e drejtimit te tij ne Elbasan jane kryer investime qe i kane ndryshuar pamjen qytetit. Per sa u perket platformave elektorale te dy kandidatet kane premtuar shume investime serioze. Durim Hushi premton se do ndertoje kampusin universitar parkun industrial dhe do te zgjidhe problemin e fushes se plehrave. Sejdini ka pergatitur planin strategjik 10-vjecar per qytetin. Ka premtuar vendosjen e kamerave te sigurise ne shkolla e rruge ka premtuar shtimin e shkollave kopshteve cerdheve e qendrave sociale. Pertej premtimeve ajo qe ra ne sy gjate fushates elektorale ishte mungesa e nje debati publik mes rivaleve.