Mbyllet fushata. Shqiptaret mbajne frymen deri me 9 maj
shte mbyllur mbreme ne ora 24.00 fushata zgjedhore. Sot eshte heshtja elektorale ndersa neser shqiptaret vendosin se cfare drejtimi do te marre Shqiperia jo vetem ne qeverisjen vendore. shte permbyllur nje nga fushatat me te tensionuara te 20 viteve te fundit ku kronika e cdo dite te muajit kur partite i jane drejtuar zgjedhesve ka qene e mbushur me ngjarje te renda. Te nisura me grisje flamujsh duke e vazhduar me tritol rrahje kercenime etj. Ndonese ballafaqimi politik mes paleve nuk ka qene me retorike te ashper ne ditet e fushates nuk ka pasur ne media nje perballje politike te alternativave por thjesht nje perplasje te nje sulmimi te kundershtarit nga njera ane dhe luftes politike me procedurat zgjedhore. Dy palet duke perfshire edhe institucionet zgjedhore sic eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor kane harxhuar energji te shumta per gjera te vogla sic jane ceshtja e kasetave apo vulat rezerve nderkohe qe listat zgjedhore nuk i sigurojne qytetareve ende nje te drejte te plote per te votuar. Ne dy raportet e tij misioni vezhgues i OSBE/ODIHR-it flet per probleme serioze duke mos garantuar nje zhvillim normal te procesit zgjedhor. Vete kryetari i Parlamentit Europian Jerzy Busek deklaroi dje nga Brukseli se shqetesimi i komunitetit nderkombetar ka bere qe 500 vezhgues te huaj te jene prezente ne diten e zgjedhjeve ne Shqiperi. Pra vendi eshte para nje shansi final dhe fatal njeheresh qe lidhet me te ardhmen e tij europiane. Por cfare mund ta prishe kete proces zgjedhor incidentet e renda dhe problemet gjate votimit administrimit dhe numerimit te votave. Gazeta Shqip ne disa numra ka zhvilluar nje investigim ne lidhje me listat e zgjedhesve ku shtroi problemin e qytetareve pa kod banese dhe te dublimeve. Por deri tani nuk ka pasur asnje reagim si nga qeveria ashtu edhe nga drejtuesit e pushtetit lokal ne Tirane. Mazhoranca dhe opozita akuzojne njera-tjetren dhe i lene takim me 8 maj ku pritet te zhvillohet nje beteje informative dhe policore per te ndalur manipulimin. Ne 30 ditet e fushates nuk ka pasur asnje hetim penal per shkaktaret e incidenteve dhe asnje fajtor nuk eshte gjetur per ngjarjet e renda qe kane tronditur opinionin publik. Dikush eshte shoqeruar por me pas eshte liruar per mungese provash. Institucionet kane qene ne rolin e spektatorit nderkohe qe nuk kane munguar apelet nga Presidenti i Republikes por edhe nga perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar. Nderkaq nje lajm ka mberritur dje ne redaksite e mediave te shkruara dhe televizive. Ne Tirane per te votuar kane mberritur edhe punonjesit e ambasadave shqiptare ne Europe duke braktisur deri te henen selite diplomatike shqiptare. Nje tregues per nje politizim te administrates e cila nuk arriti te largohet nga profili i saj i ndikueshem. Pikerisht edhe per kete arsye Shqiperia nuk ka arritur ende standardet e Bashkimit Europian per statusin e vendit kandidat. Edhe ne dy raportet e vezhguesve te OSBE/ODIHR-it theksohet ky fakt. Por gjithcka perfundoi dje ne oren 00.00. Per tu zhvendosur beteja politike ne kutite e votimit dhe ne komisionet e qendrave te votimit dhe numerimit te votave. Nje sfide qe e mban vendin pa fryme deri te henen ne mengjes.