Qazim Sejdini Kam ende shume pune per te bere ne Elbasan
Qazim Sejdini kerkon mandatin e dyte ne Elbasan duke pasur kesaj radhe perballe nje njeri te cilin e kishte perkrah ne garen e vitit 2007. Megjithate ai nuk e konsideron garen me kandidatin por me qytetaret. Ne kendveshtrimin e tij 8 maji do te jete edhe nje dite llogaridhenieje perpara qytetareve te Elbasanit. Une kam sot kurajen ti shoh ne sy - thote Sejdini i cili per mandatin e ardhshem qe kerkon ka gati nje platforme qe konsiston ne vazhdimin e rruges se nisur me te njejten filozofi.
Cilat jane prioritetet tuaja ne mandatin e ri dhe a do jene ato vazhdim i prioriteteve te shkuara
Vizioni yne eshte i njejte sepse eshte nje vizion qe eshte provuar i nevojshem suksesshem dhe afatgjate. Per mua ky nuk eshte thjesht nje vizion por baza e nje filozofie te re e qeverisjes vendore. Per ne Elbasani nuk ndahet ne qender dhe periferi Elbasani eshte nje dhe meriton te njejten vemendje ne te gjitha zonat. Kete kemi bere dhe do te vazhdojme te bejme. Elbasani duhet te vazhdoje ne perpjekjet e tij per te qene nje qytet atraktiv per turistet. Ne kemi arritur shume ne kete drejtim dhe do te vazhdojme ta kemi prioritet te projekteve tona Elbasanin ne e kemi pare si nje qytet policentrik dhe ne do te vazhdojme te investojme ne krijimin e faciliteteve dhe te miniqendrave per cdo rajon. Ne kemi pasur ne nje fokus te vecante rinine dhe kemi investuar ne projekte qe ta bejne rinine e Elbasanit te ndjehet krenare do te vazhdojme edhe me tej qe ta bejme Elbasanin nje qytet atraktiv dhe te tille qe edhe ata te rinj qe shkollohen jashte vendit apo ne kryeqytet te ndjehen mire nese vendosin te kthehen dhe te kontribuojne ne qytetin e tyre. Dhe mbi te gjitha ne do te vazhdojme edhe me tej ne filozofine tone qe vendimmarrja per ceshtjet e rendesishme te qytetit te jete e perbashket dhe rezultat i konsultimeve me bashkeqytetaret.
Projekti yne per mandatin e ardhshem 2011-2015 parashikon perfundimin e cdo rruge dhe rrugice te qytetit. Do te hapim nje azil per qytetaret e moshes se trete brenda vitit 2011 ndersa ne fund te vitit 2011 do ti shtojme qytetit dy qendra komplekse me kende lojerash per femije dhe nje qender ditore per moshen e trete. Ne kete mandat do te strehohen 242 familje te pastreha
do te mbulohen me kamera vezhguese te gjitha shkollat e mesme e 9-vjecare te gjitha rruget e qytetit dhe varrezat. Do te permiresohet dukshem pastrimi i qytetit dhe sistemi i transportit urban. Do te hapim tri shkolla te reja tre kopshte dhe dy cerdhe.
Brenda vitit 2012 do te perfundojne 7 kende lojerash per femije dhe 10 minipalestra publike. Do te mbulojme te gjithe qytetin me transport publik. Brenda vitit 2012 qytetaret ne nevoje do te kene nje qender diagnostikimi laboratorike dhe radiologjike per te mundesuar analizat mjekesore falas. Brenda vitit 2012 do te kemi dhe dy monumente te tjera te reja ne qytet. Do te ofrojme sherbimin funeral falas per familjet ne nevoje. Do te perfundoje sistemi i ngrohjes qendrore ne te gjitha shkollat 9-vjecare dhe te mesme. Kemi perfunduar studimin e planit rregullues te qytetit i cili brenda shtatorit 2011 pret miratimin e organeve perkatese.
Elbasani eshte nje qytet policentrik dhe ne do ti shtojme qytetit edhe gjashte miniqendra dhe shetitore ne cdo rajon gje qe do ta beje me vitale jeten edhe ne pika te largeta te Elbasanit.
Prioritetet e mandatit do te jene kthimi i qytetit ne nje qytet atraktiv per turistet rizbulimi dhe marketingu i vlerave kulturore dhe turistike dhe rivitalizimi i Kalase se lashte
Gjate fushates suaj gjithnje keni folur per rritjen e besimit te komunitetit ndaj qeverisjes vendore. Pse jeni i fokusuar kaq shume tek ky koncept
Nje nga sfidat me te medha qe shtrohej perpara kater viteve ne Elbasan dhe e cila haset edhe sot ne ndonje qytet tjeter ishte ndertimi i marredhenies me komunitetin. Qe ne diten e pare te mandatin tim perpara kater viteve une e nisa punen me nje ide te qarte te pandryshuar dhe qe me ka shoqeruar cdo dite me idene se nje dite do te jepja llogari perpara te gjithe bashkeqytetareve te mi qofte atyre qe me kishin votuar qofte edhe te tjereve per ate cfare kisha premtuar dhe qeshe angazhuar perpara se te merrja mandatin. Une do te jepja llogari perpara atyre jo vetem si nje njeri qe do tu kerkonte nje mandat te dyte por perpara se gjithash si nje njeri qe eshte i lidhur me qytetin me cdo familje te tij dhe kam dashur gjithmone qe kur ti takoja te mund ti shihja drejt e ne sy sepse do te mbaja cdo premtim. Veshtiresia e pare ishte mosbesimi qe qytetaret kishin tek institucionet shteterore ne pergjithesi dhe tek institucioni i kryetarit te bashkise ne menyre me specifike nje mosbesim ky i trasheguar. Por pa mbeshtetjen e perditshme te qytetareve pa nje lloj miratimi informal te shumices se tyre eshte e pamundur te behen pune te bukura. Mbeshtetja e perditshme e qytetareve inkurajimi i tyre ne cdo cast te jep ndjesine se vizioni qe ti ke per qytetin eshte vizioni i duhur. Une arrita qe kete marredhenie me komunitetin ta institucionalizoj. Ne kuadrin e nje projekti afatgjate qe ne e quajme buxhetimi me pjesemarrje ne menyre te vazhdueshme dhe ne cdo lagje ne benim transparente shpenzimet tona dhe mblidhnim kerkesat dhe nevojat e tyre per investime dhe per prioritetet. Aq shume i suksesshem ka qene ky proces ne marredhenien me njerezit sa edhe tani ne takimet elektorale qe bejme njerezit nuk i perceptojne aspak si takime ku ne nje fare menyre po ju lypet vota por si takime diskutimi per prioritetet e zonave. Kjo me jep shume kuraje dhe njerezit besojne se ne do te vazhdojme te qeverisim se bashku.
Keni pasur nje lufte te madhe kohe me pare nga kundershtaret tuaj per sa i perket bulevardit dhe shatervaneve. A mendoni se do ti zgjidhni perfundimisht ne mandatin e ri nese do fitoni problemet e ketij lloji
E verteta eshte qe bulevardi dhe shatervanet ishin ne nje fare menyre qershia mbi torte ne gamen e madhe te puneve dhe kontributeve qe kemi dhene gjate ketyre kater viteve. shte e kuptueshme qe per efekte elektorale kjo do tu vriste syte rivaleve tane politike te cilet nuk u treguan te afte te bashkepunojne dhe te merren me thelbin e problemeve qe ka qyteti por me shatervanet dhe bulevardin. Pertej retorikes se politikes te cilen e mirekuptoj tek rivalet e mi politike me ka ardhur keq qe kjo retorike eshte bere shpeshhere pengese ne marrjen e vendimeve themelore ne keshillin bashkiak. Por tek e fundit une besoj se te gjithe jemi ne politike per te perballuar sfida qofshin keto edhe sfida te kesaj natyre pra pengesa ne komunikim dhe bashkepunim per motive meskine.
Cilat ishin gjerat qe nuk mundet ti beni ne kete mandat dhe cfare ka ndryshuar sipas jush ne qytetin tuaj nen drejtimin tuaj
Nga cfare kam premtuar nuk ka ngelur shume pothuajse nuk ka ngelur asgje pa u bere. Nga cfare do te doja te kisha bere kane ngelur disa gjera dhe per kete arsye po e kerkoj edhe kete mandat te dyte. Sfida me e madhe qe ka nje qytet dhe nje kryetar bashkie eshte koha. Si nocion filozofik ajo nuk eshte kurre e mjaftueshme per te bere gjithcka qe do.
A mendoni se vizioni i kundershtarit tuaj per qytetin eshte sfidues dhe si e shikoni si kandidature perballe
Gjithmone e kam theksuar se une garen elektorale nuk e kam me rivalin tim cilido qe mund te jete ai por me votuesin me premtimet qe kam bere dhe me ndjesine e optimizmit per qytetin qe e shoh ne syte e tyre dhe qe rritet cdo dite. Deri tani nuk kam pare tek kandidati rival as projekte te qarta dhe te mundshme premtimet elektorale nuk jane projekte as prova se mund ti realizoje ato qe premton. Mbi te gjitha kandidatit rival i mungon koherenca ne historine e tij si politike ashtu edhe njerezore pra i mungon ajo koherence 20-vjecare qe ti mundesoje qe njerezit ta besojne.