Dy jave dhe nje pike, "lufte" ne krye
Tirana apo Vllaznia? Jane tre ekipe pretendente, duke perfshire edhe Dinamon, cka e ka futur garen e Kategorise Superiore ne nje faze teper interesante. Pas javes se 20-te, ne gare per titullin kampion jane vene mes tyre, para se te mbyllet faza e dyte, Tirana dhe Vllaznia, te cilat synojne vendin e pare. Ne rast se Tirana do te perfundoje ne vend te dyte, pas dy ndeshjeve te radhes, atehere ndeshja e fundit e kampionatit do te luhet me Vllaznine ne "Loro Borici" te Shkodres. Ne rast se ne dy javet e ardhshme Tirana do te mbetet e para ne klasifikim, ne baze te rregullores, sfida e fundit do te luhet perballe vendit te dyte qe eshte Vllaznia dhe faktor plus per bardheblute do te jete fusha, pasi ndeshja do te luhet ne Tirane. Beteja e 180 minutave te ardhshme pritet te jete interesante, per shkak te diferences se ngushte mes dy ekipeve ne fjale. Tirana mori kryesimin e kampionatit, pas ndeshjeve te fundit dhe ka nje pike me shume se Vllaznia, por raportet mund te permbysen serish, ne rast se Elbasani do te arrije nje barazim, kete jave ne kryeqytet. Nje ish-lojtar i Dinamos dhe i Tiranes, Redi Jupi, komenton per "Koha Jone" ecurine e mbetur te kampionatit: "Tirana do te kete nje ndeshje te veshtire, ndaj Elbasanit", - thekson Redi Jupi. "Ecuria e ndeshjeve te fundit tregon se Tirana eshte ne rritje dhe besoj se do te jete pretendente, per te mbrojtur vendin e pare dhe per te fituar titullin kampion. Por kete jave perballe Elbasanit do te kete nje ndeshje te veshtire. Kam bindje se Tirana gabon rralle ne momente te tilla. Dua te kujtoj se ishte shtate pike larg, kater jave me pare dhe eshte ngjitur ne krye te klasifikimit, pas ndeshjeve te fundit". Ne "Loro Borici" do te luaje Vllaznia me Lushnjen. Nje ish-lojtar i Dinamos e sheh kete ndeshje, te lehte per kuqeblute. "Nese krahasojme dy ndeshjet e fundit, te Tiranes dhe te Vllaznise, kalendari ne javen e fundit do te jete i njejte per te dy ekipet". Vllaznia eshte mundur ne ndeshjen e kupes me Teuten, qe e eliminoi pas ndeshjes se kthimit. Teuta eshte perqendruar maksimalisht ne kampionat. "Djemte e detit" jane vene ne presion te fitores, e cila iu mungon qe nga viti i kaluar. Vllaznia do t'i vizitoje ne "Niko Dovana", per te shpresuar se ne 180 minutat e mbetura te fazes se dyte, do te ndalet ekipi i Tiranes, ne mos nga Elbasani, ne Lushnje nga vendasit qe rrezikojne renien ne nje kategori me poshte. Pervec ekipeve qe synojne titullin, edhe ne fund gara paraqet interes, sepse rrezikojne renien disa skuadra, qe jane shume prane njera-tjetres.