Ivanaj: Spitalet, gati per te pritur epidemine
Qendrat shendetesore ne vendin tone jane te gatshme te presin rastet e gripit edhe nese mund te kemi nje shperthime epidemie. Ky fakt eshte pohuar nga zv/ministri i Shendetesise Arben Ivanaj. "Sipas statistikave nga ISHP jemi ne ate qe quhet "prag epidemie, por infeksionet gripale jane sezonale dhe jo jashte tij. Strukturat shendetesore jane ne gatishmeri dhe po monitorojne cdo dite situaten" ka pohuar Ivanaj. Ky i fundit perjashton mundesine e nje epidemie gripale ne vend. "Qe te kemi nje epidemi, duhet qe java pasardhese te kete dyfishim te rasteve, krahasuar me ate paraardhese", ka pohuar numri dy i shendetesise. Nderkohe, bazuar ne te dhenat e strukturave shendetesore numri e pacienteve me simptoma gripale, qe paraqiten cdo jave ne qendrat shendetesore te lagjeve te kryeqytetit, arrin ne rreth 100 raste, numrin me te madh te se cileve e zene femijet. Nderkohe, ky numer eshte me i madh ne sherbimet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, ku paraqiten rreth 400 persona ne dite. Bazuar ne te dhenat nga QSUT, cdo dite prane spitalit Pediatrik paraqiten rreth 200-220 femije me simptoma te stines. Ne sherbimin e kardiologjise prane QSUT-se, sipas te dhenave, paraqiten rreth 100-120 persona ne dite. Ndersa numri i pacienteve te paraqitur prane sherbimit te infektivit arrin ne rreth 50-60 ne dite.
Simptomat
Pacientet paraqiten me simptoma gripale te stines, kryesisht temperature te larte, dhimbje koke, shenja rrufe dhe me rralle me shenja pastroendokrinale (te vjella, etj). Mjeket keshillojne pacientet te mbajne nen kontroll temperaturen, te konsumojne sa me shume lengje dhe te ngrohta.
Simptomat
Pacientet paraqiten me simptoma gripale te stines, kryesisht temperature te larte, dhimbje koke, shenja rrufe dhe me rralle me shenja pastroendokrinale (te vjella, etj). Mjeket keshillojne pacientet te mbajne nen kontroll temperaturen, te konsumojne sa me shume lengje dhe te ngrohta.