Nisin llogarite per nje bilete evropiane
Ekipet, si gjithmone, kur vjen fundi i kampionatit, nisin perllogaritjet, per te arritur objektivin. Keshtu, si ne krye edhe ne fund, llogarite behen edhe ne baze te ndeshjeve te kundershtareve. Pas ndeshjes se fundit, Elbasani-Vllaznia ne "Ruzhdi Bizhuta", presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj u shpreh se vendasit luajten me te gjitha forcat, per t'i mundesuar vendin e pare Tiranes. Bardheblute triumfuan me merite te plote ne Kavaje, perballe Beses. Tirana synon me cdo kusht titullin, kurse Vllaznia do te kerkoje t'i rrembeje kreun, ne javet e mbetura. Dinamo, me trajnerin e ri dhe me ekipin, qe eshte nder me te kompletuarit e kampionatit, ne fund deshiron te fitoje nje trofe. Vendi i dyte do te jete ngushellim per secilen prej skuadrave, por lakmohet, per shkak se siguron nje bilete ne kupen UEFA. Edhe trofeu i Kupes se Shqiperise vlen per te njejten arsye, sepse i mundeson ekipit fitues qe te luaje ne Kupen UEFA. Ambiciet e Elbasanit, apo te ndonje ekipi tjeter nga rrethet, pritet t'i japin me teper bukuri gares. Ne fund, si cdo sezon, do te kete nje ekip te deshtuar.