E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punetoret e privatit, sigurim jete dhe shendeti me ligj

Punetoret e firmave private duke filluar nga ky vit, do te mbrohen si per shendetin ashtu edhe per sigurine ne pune. Kjo, fale strategjise se hartuar nga Inspektorati Shteteror i Punes, qe pritet te miratohet per here te pare ne vendin tone. Kjo strategji parashikon sigurimin dhe mbrojtjen e integruar fizike, mendore dhe sociale te punonjesve, sipas kerkesave te standardeve nderkombetare. "Per here te pare ne vendin tone, do te kemi nje dokument te tille te parashikuar edhe ne MSA", ka pohuar Thoma Melo, drejtor i Inspektoratit Shteteror te Punes (ISHP). Sipas tij, sfide per vitin 2009 do te jete projektligji "Per shendetin dhe sigurine ne pune" dhe akteve nenligjore te tij, ne mbeshtetje te strategjise, qe do te harmonizojne legjislacionin shqiptar me te BE-se. Megjithese numri i aksidenteve ne pune ka qene i vogel gjate vitit te kaluar, ne krahasim me nje vit me pare, perseri kane pothuajse 100 raste te regjistruara. "Ne total numri i aksidenteve per vitin e kaluar ishte 87, nga keto 12 ose 13.7% me pasoje humbjen e jetes se punemarresve" ka theksuar Melo. Nga te dhenat e aksidenteve rezulton, se sektoret me te prekur qe kane regjistruar numer te larte aksidentesh vazhdojne te jene; ndertimi, ndermarrjet prodhuese dhe minierat. Pavaresisht se per keto te fundit ISHP eshte shprehur se nuk i mbulon kontrollet dhe kushtet teknike ne te cilat punohet, numri i te vdekurve ne to, regjistrohen si aksidente dhe vdekje te ndodhura gjate orarit te punes. Per sa u perket kontrolleve qe kryen ISHP ato kane parasysh kushtet e punes, perdorimi i teknologjive te vjetra, moszbatimi i rregullave te sigurimit teknik, niveli i ulet i kualifikimit te punemarresve. Kjo per vete faktin, se keto jane edhe shkaqet e ndodhjes se aksidenteve ne pune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›