E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy javë para presidencës, Nishani krijon stafin e ngushtë

Që në orët e para të mëngjesit në ambjentet e pallatit të kongreseve, vendi ku po përcaktohet administrata e presidentit të ri Bujar Nishani ka hyrje e dalje të shumta në këto ambjente. Ndërsa institucioni rrethohet nga efektivë të Gardës së Republikës së Shqipërisë, personalitete të shumta vizitojë zyrën e kreut të shtetit, i cili ka vendosur të presë personalisht stafin që për 5 vjet do të drejtojë insitucionin e presidencës.

Pjesë e stafit të afërt ku po përcaktohet edhe administrata e kreut të ri të shtetit janë sekretari i përgjithshëm i ministrisë së brendshme Florian Nuni, që ka qenë në këto poste në dy ministritë që ka drejtuar Bujar Nishani në ministrinë e brendshme dhe atë të drejtësisë. Po ashtu pjesë e stafit të ngushtë të presidentit Nishani është edhe shefi i kabinetit Aleksandër Çavo, edhe ky ka qenë për 5 vjet në këtë post në detyrat që ka mbajtur presidenti Nishani. Pjesë e stafit të kreut të ri të shtetit pritet të jetë edhe zëdhënësi i ministrisë së brendshme Fatmir Konja dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë së brendshme por kjo mbetet për tu konfirmuar në momentin që do të ndryshohet administrata.

Ndërkaq këshilltari juridik i Bamir Topit duket se do të vijojë detyrën e tij në këtë post, duke qenë edhe një nga persanat që e ka mbajtur këtë post gjatë kohës që në krye të shtetit kanë qënë tre personalitete të ndryshëm. Presidenti Bujar Nishani pritet të marrë detyrën në një ceremonial që do të organziaohet në Pallatin e Brigadave me datën 24 korrrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›