Meta: Politika të jetë më e përgjegjshme për të ardhmen

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur se falë përpjekjeve të kësaj force politike u realizua dialogu gjithëpërfshirës për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.
Duke folur në një takim me strukturat e LSI-së në prefekturën e Kozanit në Greqi, Meta kërkoi nga politika shqiptare të bëhet më e përgjegjshme për të ardhmen ndërsa shtoi se LSI-ja është forca politike e orientuar drejt së ardhmes dhe dialogut.
“LSI-ja është garanci për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të riintegrohen në vendin tonë. Jemi përgjegjës për të ardhmen e fëmijëve tanë. E ardhmja e popujve tanë qëndron tek bashkëpunimi dhe integrimi” shtoi më tej Meta.
Kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë takimit me struktuarat e LSI-së në Kozan të Greqisë shoqërohej nga ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo.