Dy karafila
Si te ishte shpallja e ndonje amnistie te pergjithshme apo e ndonje lloj shperblimi a lotarie kombetare turmes se shqiptareve iu kumtua vendimi se ende pa mbushur 100 vjet sovranitet ne shtetin e tyre per dy gjera nuk do tu duhet ta vrasin me trurin. E para ndeshjet e futbollit do ti shohin si gjithe dynjaja ne nje stadium modern dhe e dyta deputetet do te rrihen tashme si njerez gjate kampionatit te tyre boksit ne nje salle Kuvendi per te qene.
Asnje koment. Kamuflazhi i ketyre dy karafilave qe u flaken bujarisht nga tribuna e pushtetit mbi publikun entuziast aty poshte permban te shpjeguar ne etikete nga njera ane informaten alarmuese per rrezikun e skadences te fares nga mbine ndash cezaret romake shpallnin lojera sa here qe situata u dilte duarsh - dhe nga ana tjeter ironine militante para padjallezise se njerezve te cilet sbejne gek kur i tallin sy per sy.
Nisma ne fjale shpallet jo fort larg 99-vjetorit te pavaresise. Ndonese ska ndonje arsye te posacme se pse pikerisht tani e pse pikerisht stadium e Kuvend ndash thua ta kete parandier valle Ismail Qemali se ne vend te nje ceremonie mallengjyese e solemne do ta brohorisnin me nje batareacute shkelmash a grushtesh ndash po aq sa miti i 99-shit si hero modern i kudogjendshem e i pakuptueshem i Shqiperise se re edhe projektimi i deleguar i 99-shave ne qeverine qe spo del dot pertej kesaj holografie fatale ska shume nevoje te jape shpjegime. Te pakten nga ato te logjikshmet.
Vendimmarrja impulsive pa partiture krejt me veshe e me kinse sy te lire si vazhdim i perjetimit te nje momenti e ka megjithate te garantuar nje fije mirekuptimi. Pas gjakmarrjes futbollistike shqiptare mbi vonuesit luksemburgas te liberalizimit te vizave apo oreksit qe vjen duke ngrene llokumet e rimobilimit te salles se Kuvendit shfajesohet njefare naiviteti te maketet qe iu bene ne enderr Kryeministrit i cili ne krejt Europen eshte ai me i dedikuari per popullin. Vecse ka gjithmone nje qeder djeges qe aktivizohet posa mes imagjinares dhe reales nis e plasaritet ai hendeku qe perben transhene ku ben mire te fortifikohet guerilja polemiste dhe kritika sociale.
Me lejoni te shoh te simbolika e gjestit kryeministror gjate shpalljes se ndertimit te ketyre veprave masive thjesht ironine politike ne caste pune. Nuk eshte e para here qe publikun shqiptar e vendosin perpara faktit te kryer pa ia marre fare parasysh - shijet jo e jo - por as ekzigjencat me elementare. Me justifikimin e fitores ne nje pale zgjedhje pa program zgjodha njeriun ketu te ne konsumohen per kater vjet rresht mynxyra nga me te parrefyeshmet.
Demokracia e deleguar mund te thote dikush i ka keto kusure por pikerisht per shkak te ketij risku shqiptaret kane miratuar me 1998 nje Kushtetute e cila u le atyre ne dore siguresat qe mund te ndezin ne cdo moment driten jeshile per te zbatuar formen me te afert me demokracine e vertete qe quhet demokraci direkte e qe njihet me pseudonimin referendum. Arsye per referendum ne Shqiperi ka pasur nga 1998-a e tehu sa te duash por e verteta mediokre eshte se qysh ahere as edhe nje here te vetme shqiptareve nuk u eshte lejuar zbatimi i kesaj te drejte. Injorimi i perseritur dhe zhvleresimi i referendumit eshte kthyer dalengadale ne nje zanafille nga ku burojne shpesh ngerce tensione e madje edhe kriza artificiale.
Cdo nisme qytetare per mbledhjen e 50 mije firmave qe ligjerojne mbajtjen e nje referendumi ka ndeshur ne murin kundershtues te KQZ-ve te te gjitha koherave. Qeverite jane lene te qeta ne abuzimin me besimin e njerezve. Por problemi kryesor nuk qendron ketu. Problemi kryesor qendron ne faktin se ndersa deputete e politikane e forca te tera politike jane perbetuar gjithe kohes sikur luftojne per ceshtje qe nese nuk triumfojne do te thote fundi i civilizimit ne formen qe ne njohim eshte arritur deri ne disiplina autodestruktive si rrahje me shoket apo greva urie nga ana tjeter asnjehere nuk kane qene te gatshem qe perballe deshtimit me numrat e demokracise se deleguar ta dergojne ceshtjen e tyre per vertetim popullor te numrat e demokracise direkte.
Opozita eshte shnderruar ne nje replike prozaike dhe bajate te redaksise se emisionit Fiks Fare me Ed Shalesin e Saimir Tahirin si metonjes te Doktorit dhe Saimirit dhe me Vasilika Hysin e Olta Xhacken versus Velines bionde dhe Velines brune. Parlamenti yne eshte populluar nga nje Selecao krijesash te leshta antropomorfe pa gjak pa iniciative dhe pa interes per te degjuar dhe luftuar per njerezit qe i kane derguar ne ate salle. As edhe nje nisme e vetme as edhe nje perfaqesues i vetem i popullit nuk e ka plotesuar kurre detyren e vet deri ne fund a thua maksimumi qe mund te japin ata per te mbrojtur interesat e njerezve jane ca mimika nja dy metafora dhe pak gjimnastike ne salle. Asnje prej tyre nuk ka marre mundimin per te konsumuar me kembengulje e vendosmeri cdo mundesi per te vene ne jete idealet e tyre cideale mor aman deri permes referendumit. Per ta ruajtja e ekskluzivitetit te vendimmarrjes eshte keshtu me e shtrenjte se zgjidhja konkrete e problemeve ne te mire te popullit.
Rreth evitimit te referendumit duket sikur ekziston nje marreveshje misterioze qe i paqeton sa hap e mbyll syte gjakrat e ndezur te rivaleve politike. Ky konspiracion i heshtjes i mban gjate gjithe kohes esell te majte e te djathte e i shnderron nga opozitare ne vellezer per nje kauze te madhe kundershtaret qe deri ne ate moment sa spo nxirrnin kamat nga brezi. Prej 12 vjetesh politikanet ne kete vend kane pengmarre vullnetin e popullit duke bere sic duan e duke sajdisur veten me 4 vjecare pas 4 vjecaresh rehatlleku pa friken se mund te thirren ne cdo moment ne raport.
Institucioni i shumices se dale nga zgjedhjet ndash ne raste kur demokracia behet edhe me e kufizuar merret vesh se kete rol nis ta luaje jo me Kuvendi por vetem qeverite e kur i afrohemi protofashizmit thjesht individet ne krye te qeverive ndash mundohet te jete dicka e ngjashme me Magazinat Popullore te kohes se Enverit ku ne menyre parodike gjen gjithcka qe supozohet si e domosdoshme per njerezit qe nga marmelata deri tek oturaket. Keshtu shumica shitet se mund te marre me mend se cfare u intereson milionave te masave dhe e realizon ate pa e vrare mendjen shume qofte ajo nje rruge kombi apo koncesion hidrocentralesh mbi perrenj. Nganjehere kjo shumice e pakices se njerezve te ketij vendi mund te mundohet ti sajoje gjerat ne menyre te atille qe te privilegjoje ata qe kane ne dore perjetesimin e saj ne pushtet. Per kete arsye eshte e nevojshme kritika nga ana e pakices se pakices. Kur kjo kritike duket se nuk pi me uje si rregull do te duhej te thirrej per te dhene gjykim ajo shumica e vertete dhe e pagabueshme te cilen zakonisht e marrin per dekor kur duan te bejne gara kush mbledh me shume ushtare ne shesh.
Me shume liri a sdo te ishte me mire per te gjithe Njezete vjet pasi shqiptaret u ankuan per here te pare se donin nje sistem me demokratik demokracia qe u eshte vene ne dispozicion duket se seshte me e mjaftueshme. Vecse imagjinoni se sa me te lehtesuar do te ishin te gjithe sikur ta dinin se per cdo mosmarreveshje ne dukje epike ka nje zgjidhje te thjeshte sic eshte verdikti i sovranit. Me nje dore referendumesh shqiptaret do ti kishin hequr nga zemra vetes aq shume pengje e do te kishin kursyer aq shume kriza para te shpenzuara kot vonesa ne integrimin europian e debate parlamentare sa smund te merret me mend.
Thuajse ne secilin vend demokratik te Europes ska fundjave qe nuk zhvillohet ne nivele te ndryshme ndonje referendum. Disa te tjere e kane te organizuar ne menyre praktike zhvillimin e referendumeve ne diten qe perkon me thirrjen e popullit ne kutite e votimit per zgjedhje kombetare a lokale. Si rregull italiani apo britaniku apo zvicerani apo skandinavi bashke me fleten e votimit krejt pa ndonje ceremoni te posacme merr ne dore edhe nje flete tjeter fleten e referendumit ku jane rreshtuar te gjitha ceshtjet qe kane ngrene debat gjate kesaj kohe dhe ku fjala e fundit i lihet popullit. Diapazoni i ketyre ceshtjeve eshte aq i gjere saqe ai perfshin gjithcka nga pikepamja per Kushtetuten europiane e deri te normat e preferuara te emisionit te gazit karbonik nga makinat.
Perfytyroni tani ne Shqiperi sikur befas ndonje burre shteti qe do te meritoje ta perkujtojne ne te ardhmen si Ismail Qemalin ne ndonje tip Rotonda de los Illustres te propozoje qe 8 majin e ardhshem shqiptaret bashke me kryebashkiaket te zgjidhin edhe ca pikepyetje qe i mundojne prej kohesh. Dikush me me shume mend mund te hartoje nje liste me te perpikte por mbase midis ceshtjeve te rreshtuara me poshte ka nga ato qe mund te sherbejne si nje baze fillestare. Do te ishte bukur sikur qytetari pervec rockstareve te PD-se e PS-se te kishte mundesi te vendoste edhe nese i do taksat te sheshta apo progresive. Nese preferon tia shpenzojne me shume parate per infrastrukture apo per arsim e shendetesi. E keshtu me radhe le te vendose po populli edhe per zgjedhjen e Presidentit nga populli per aplikimin e denimit me vdekje per kalimin e SHISH-it ne varesi te qeverise per ligjin e lustracionit e madje edhe per hapjen e kutive zgjedhore nese kete e kerkon qofte nje qytetar i vetem. Idealja do te ishte sikur per referendum te kaloje gjithcka qe politikanet nuk e kane shpjeguar ne menyre eksplicite gjate prezantimit se programeve te tyre zgjedhore e qe mundohen ta kalojne sikur e kane te drejte natyrore krejt pa pyetur njeri sapo marrin pushtetin.
Ne fund meqenese te gjitha keto ceshtje te mundimshme e te akumuluara prej kaq shume kohesh do te mund te merrnin nje pergjigje te padiskutueshme si vete demokracia direkte per ti hequr merakun Kryeministrit e per ti dhene njefare lezeti trendy buqetes shumengjyreshe te halleve qe do te zgjidheshin le te shtoheshin edhe ata dy karafilat e fundit a te ndertojme nje stadium te trete ne Tirane Dhe a ti bejme me ne fund deputetet e varfer me nje shtepi te re