E Diel, 1 Nëntor 2026

Drafti per investimet e huaja percan biznesin vendas

Projekti Pro dhe kunder projektligjit per mbrojtjen e investitoreve te huaj. Diskutimet ne komision

Projektligji per investimet e huaja i hartuar rreth 6 muaj me pare nga Ministria e Drejtesise dhe Ministria e Ekonomise po has ne ditet e sotme diskutime te shumta. Projekti ka kaluar ne duart e deputeteve te cilet shprehin qendrime te ndryshme.

Thelbi i projektligjit qendron ne faktin se qeveria merr persiper te mbroje investitoret e huaj ne castin kur lind nje konflikt pronesie. Avokatura e shtetit mbron te huajt pa kosto kurse qeveria paguan demin ne favor te biznesit te huaj ne rast se gjyqi i jep te drejte pronarit te tokes. Te tilla favore kane sjelle reagimin e biznesit vendas te cilet e kane quajtur veten te diskriminuar. Per mazhorancen projektligji jep mundesi per thithjen e investimeve te huaja dhe duke e pare ne kendveshtrim tjeter ne te tilla situata perfiton edhe biznesi vendas qe ne pjesen derrmuese bashkepunon me partnere te huaj.

Socialistet ne Komisionin e Ekonomise deklaruan dje se projektligji eshte teresisht jo i drejte. Sipas tyre drafti i Ministrise se Drejtesise nuk e ndihmon problemin me pronen dhe nga ana tjeter nxit nje konflikt te paqene me biznesin vendas. Keta te fundit duket se nuk kane nje qendrim te njejte. Kryetari i Bashkimit te dhomave te Tregtise Ilir Zhilla eshte shprehur pro projektligjit duke e pare si nxites per zhvillimin ekonomik te vendit kurse Dhoma e Tregtise se Tiranes eshte shprehur kunder.

Nga ana tjeter vete investitoret e huaj e pershendesin iniciativen dhe shprehin vullnetin e plote per te bashkepunuar. Sokol Nako perfaqesuesi i shoqates se investitoreve te huaj tha ne Komisionin e Ligjeve se nuk ka asnje problem nese perfshihen ne projektligj investitoret vendas mjafton qe zbatimi te jete i drejte.

Debati ne Komisionin e Ekonomise u zhvillua me tone te ashpra deri ne nderprerjen e mbledhjes per 10 minuta me urdher te kryetarit Edmond Spaho. Socialiste dhe demokratet perplaseshin per projektin e qeverise duke krijuar kaos ne mbledhje dhe paqartesi gjate diskutimeve nen per nen.

Ky projektligj do te ofroje lehtesi per nje periudhe te perkohshme prej kater vjetesh dhe eshte konceptuar si mbrojtje e posacme per investitoret strategjike te vendit. Kjo mbrojtje do te ofrohet nese krijohen probleme te natyres juridike nga pale te treta pas lidhjes se kontratave.

Mbrojtja eshte konceptuar si nje privilegj dhe do te mundesohet pas shqyrtimit rast pas rasti nga qeveria ndersa kjo e fundit ne vendimin e saj do te bazohet edhe ne vleresimin e Komisionit te Ndihmes Shteterore. Per arsyet e siperpermendura projektligji nuk ka efekte financiare ndersa kostot e shpenzimeve gjyqesore do te merren persiper nga investitoret sipas udhezimeve qe do te hartohen dhe miratohen pas hyrjes ne fuqi te projektligjit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›