E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy kenge qytetesh nga Tefta Tashko

Dy kenge te panjohura te sopranos Tefta Tashko Koco te regjistruara ne kohen e studimeve ne France vitet 30. I biri i shpeton nga harrimi. Tirana dhe Saranda sonte ne zerin e Teuta Kocos


Dy kenge te muzikes qytetare Tirana dhe Saranda publiku shqiptar nuk i ka degjuar kurre te kenduara nga zeri i Tefta Tashko Kocos kengetares lirike te viteve 30. I biri Eno Koco zbulon regjistrimin 80 vjet me vone per nje nate speciale per 100-vjetorin e lindjes se artistes.


Pervjetori kujtohet sonte ora 19.00 ne Akademine e Arteve me nje program ku bashkohen kenge te repertorit te muzikes popullore muzike se lehte dhe lirike.
Tiranes dhe Sarandes me vargje dhe muzike te Neco Mukos i jep ze sopranoja e re Teuta Koco e mbesa e Tefta Tashko Kocos.


Te pranishmit do ti degjojne kenget ne versionin modern dhe ne sfond per 25-30 sekonda regjistrimi i vjeter me zerin e Teftes.


Disku i vjeter Path ku gjenden edhe dy kenget e panjohura i ka rene ne dore dirigjentit Eno Koco ne fund te viteve 70 ne nje shtepi himariote.


Per hir te nje studimi ishte ne kerkim te disqeve te vjeter ne familjet e bregut te jugut ne Vlore Himare Qeparo. Ai kujton qe disqet nuk ishin te mbajtur mire ishin te shkaterruar por ai i grumbulloi i degjoi ne nje gramafon te vjeter dhe i kaloi ne shirit.


Me 1930 nje grup muzikantesh himariote regjistroi ne Paris kenge te lehta kenge humoristike dhe parodi. Tefta regjistroi tete kenge te lehta. Ne ate kohe ajo studionte ne France ne Monpelje ku kishte shkuar qe me 1927. Duhet te kemi parasysh qe kenget jane te regjistruara ne kushtet e atehershme.


do gje eshte bere ne cast nuk ka ndonje sinkron te mire midis kengetares dhe muzikanteve. Ska ate kompaktesi sic ka 7 apo 12 vjet me vone kur vajti dhe regjistroi ne Itali se edhe teknika perparoi dhe nena ishte me koshiente per regjistrimin. Ne kete kohe ishte vetem fillimi ishte 20 vjece vetem ne mes te Frances tregon Koco.


I vlereson tekstet per thjeshtesine fjalet e zgjedhura e qe tingellojne bukur ne kenge. Tirana aty eshte e bukur eshte Parisi i Shqiperise me zonja e zoterinj me automobila qe shkojne poshte e lart.


Dhe Saranda eshte lozonjare kanakare komenton Eno Koco.
Per autoresine e melodive nuk shpejton te bej percaktime. Ai thote se nuk dihet nga vinin dhe se eshte e veshtire te caktosh kufij ne nje terren si ai i muzikes se lehte.
Nje tjeter kenge qe i takon grupit te muzikes se lehte qe interpretohet ne kete mbremje eshte edhe kenga Korcarja e bukur ajo ashtu sic njihet prej dekadash me tekstin e deformuar por origjinalin qe pakkush e di qe per here te pare eshte kenduar nga Tefta Tashko.


Kjo mbremje muzikore i vlen kengetarit te ri e degjuesve jo vetem si njohje me jeten dhe aktivitetin e ketij zeri te vecante qe u shua heret por edhe si nje udherrefyes i njohjes se ambienti te hershem muzikor ndermjet dy lufterave.


Grupimi i kengeve te lehta mbyllet me kengen Dua me shume Shqiperine qe interpretohet nga kengetarja Irma Libohova.


Mbremja muzikore e organizuar nga dirigjenti Eno Koco me dy femijet e tij sopranoja Teuta Koco violinisti Gent Koco ne bashkepunim me Orkestren Simfonike te Radio-Televizionit Shqiptar hapet dhe mbyllet me kenget popullore te repertorit te sopranos.


Jane kenget e njohura Kroi i fshatit tone Kur me vjen burri nga stani Une e ty moj te kam dashte Zare trendafile ku interpreton kengetarja Irma Libohova ne violine shoqeron Gent Koco. Me tej hyhet ne ujerat franceze te repertorit te sopranos duete opereta terceto te interpretuara kryesisht nga Teuta Koco.


Ne fund eshte nje duet i saj me tenorin Gaqo ako i cili kendon ne regjistrin e baritonit Buzet qe qeshin qe dikur e ka kenduar baritoni Kristo Koco i shoqi i sopranos. Mbremja mbyllet me kenge popullore dhe te muzikes se lehte.

Ne kete pjese te spektaklit interpretojne edhe dy kengetaret lirike te Teatrit te Operes baritoni Armando Likaj dhe mexosopranoja Lindita Kola.


Korcarja origjinali me pak fjale frengjisht


Kenga Korcarja e bukur e kenduar nga sa e sa kengetare te muzikes se lehte kendohej ndryshe ne vitet 30. Ekziston nje version i panjohur per shqiptaret i kenduar nga Tefta Tashko Koco ne vitet 30. Korcarja eshte e vogel si pupe me shik e me naze. I biri i sopranos tregon se fjala e bukur frenge pupe ku i kendohet nje kukulle eshte zevendesuar me fjalet sa e bukur je ne kohen e socializmit.


Koco prezanton origjinalin ne mbremjen e sotme ne Akademine e Arteve ku prezantohen edhe dy kenge te vjetra te sopranos Saranda dhe Tirana te interpretuara ne vitet 30 ne kohen e studimeve ne France. Per here te pare pas 80 vitesh ne zerin e Teuta Tashkos mbeses se sopranos.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›