E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skena Up 100 filma ne Prishtine

Festivali

Edicioni i tete i Festivalit Nderkombetar te Studenteve per Film dhe Teater Skena Up ka nisur ne Prishtine. Dyzet shtete do te jene pjese e festivalit ku do te shfaqen rreth 100 filma si dhe programe te reja. Sipas Arben Zharkut drejtorit te festivalit ne kete edicion jane te ftuara 40 akademi te filmit dhe teatrit nga e gjithe bota. Si ne edicionet e tjera edhe kete edicion do te kete programe speciale ndersa do te kete edhe ligjerata me regjisore dhe eksperte te ndryshem te filmit dhe te teatrit si nga vendi ashtu edhe nga jashte vendit thote Zharku. Mes shteteve pjesemarrese pervec vendeve te Ballkanit dhe Europes do te jene edhe Shtetet e Bashkuara Amerika Latine si disa dhe vende nga Azia. Disa prej vendeve qe do te marrin pjese jane Gjermania Anglia Suedia Holanda Norvegjia Shqiperia Bosnja Maqedonia nga Azia do te marre pjese Koreja e Jugut etj. Programi kryesor i festivalit do te jete konkurrenca mes pjesemarresve ne film dhe teater dhe krahas ketyre ligjerata me disa producente te njohur nderkombetare. Festivali ka vendosur qe kritiket e teatrit te jene te huaj. Meqe kritike te teatrit nuk kemi shume ne vendin tone ne kemi vendosur qe te sjellim tre kritike holandeze te cilet do te mbajne edhe nje trajnim ka thene Zharku. Shfaqjet do te jene nen monitorimin e tyre dhe kjo sipas tij eshte nje mundesi e mire per kritiket vendore qe te marrin pervoja te reja. Pervec filmit dhe teatrit do te kete edhe disa programe te reja. Pjese e festivalit do te jene edhe grupe te njohura muzikore boterore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›