Sekuestrohen 101 ceqe 1-milion dollareshe

Operacioni/ Policia e Durresit ka vene ne pranga pese vete nderkohe qe vijojne hetimet per te zbuluar se si funksiononte rrjeti nga kane ardhur kartmonedhat dhe per cqellim do te perdoreshin
DURRS - Sekuestrohen 101 milione dollare nga policia e Durresit nderkohe qe policia deklaron se dyshohet te jene te falsifikuar. Operacioni i policise eku 1 milion sipas burimeve eshte bere me qellim parandalimin e hedhjes ne qarkullim te kesaj valute false per te mbrojtur rrenimin ekonomik te tregut.
Ne pranga kane perfunduar shtetasit shkodrane Edmond Temali 41 vjec dhe Nesti Rakaj 34 vjec. Gjithashtu jane arrestuar edhe tre shtetasit maqedonas Zaim Bajrami 33 vjec Isli Ibrahimi 52 vjec dhe Nazmi Zendeli 47 vjec. Mbetet ende per tu zbardhur fakti i vleres reale qe kane 101 kartmonedhat e sekuestruara nga policia.
Deri ne oret e vona vijonin hetimet per faktin se dyshohet se kartmonedha te tilla 1-milione dollareshe ne te vertete nuk kane ndonje vlere ne tregun amerikan. Nese kjo do te ishte e vertete atehere ato sdo te kishin asnje ndikim ne ekonomi.
Gjithashtu nje tjeter dyshim i hedhur eshte se ato mund te perdoren nga persona te ndryshem ne tregun e zi per te blere mallra ne sasi te medha dhe nga vete bleresit arrihet te mashtrohen shitesit duke u paguar nepermjet ketyre kartmonedhave. Ideja tjeter eshte edhe se ato mund te kene nje vlere joreale duke u perdorur nga koleksionistet.
Gjithsesi mesohet se nga ana e prokurorise po hetohet ne kete drejtim teksa priten edhe deklaratat qe do te japin vete te arrestuarit per vendin nga kane ardhur keto kartmonedha dhe se ne duart e kujt do te perfundonin e per cfare qellimi.
Operacioni
Policia ka theksuar se Sektori Kunder Krimit Ekonomik Durres ne bashkepunim me Drejtorine Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si dhe me Njesine e Perbashket Hetimore Task Force prane Prokurorise se Rrethit Durres ishin ne ndjekje te nje hetimi i cili lidhej me tranzitimin dhe venien ne qarkullim te kartmonedhave te falsifikuara.
Mesohet se parate jane gjetur ne makinen e Edmond Temalit dhe sipas burimeve policore zoterues te tyre kane qene dy shkodranet. Ata jane takuar dhe kane hyre ne nje klub dhe policia qe i kishte ne pergjim i ka arrestuar sapo kane dale jashte lokalit.
Nuk jepen detaje rreth bisedes se pergjuar nderkohe qe mesohet se Prokuroria e Durresit i eshte drejtuar eksperteve te Ambasades Amerikane ne Tirane per nje konsulte profesionale me bankiere amerikane dhe nese jane ose jo false kartmonedha te tilla pasi deri tani ne Shqiperi nuk jane bere transaksione financiare me monedha te tilla.
Gjithashtu gjate operacionit te kryer ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe automjeti tip Benz me targa SH 3663 E automjeti tip Toyota me targa CE380 CZ 1 laptop dhe 6 aparate telefoni celulare. Nga ana e policise behet e ditur se dyshohet per perfshirjen ne kete aktivitet edhe te personave te tjere.
Ekspertet Kartmonedha te tilla nuk kane origjinal
Specialiste italiane jane shprehur se keto lloj kartmonedhash nuk ka se si te falsifikohen pasi nuk ekziston asnje model origjinal i prodhuar. Ata jane shprehur se shume prej tyre jane kartmonedha qe jepen si suvenir dhe qe shpesh mbahen ne portofole per fat.
Ne rastin ne fjale ka shume te ngjare qe palet qe u arrestuan mund te kene rene pre e ndonje mashtrimi qe ka shkuar sipas ndonje efekti tulle duke i ngecur dore me dore per perfitime spekulative. Prerje te tilla njihen si argjend dhe kur jane 100 milione dollareshe emertohen ar.