Kryeministri dhe interpretimi i endrres se tij
1. Hyrje nga dera e pasme.
Ate cast kur te hidhet ne ere Piramida ne duhet ta perfytyrojme Kryeministrin tone se nuk do te jete ne shfaqje bile as shperthimin shurdhues te tritolit ne rrenje nuk do ta degjoje. Ate bote ai ndijon zerin e Tij ate qe i erdhi ne enderr qe i foli ne vesh per te realizuar qellimin e mbrame. Ai po hyn nga nje dere e pasme.
...Piramida ka rene. Ne tym askush safrohet. I vetmi eshte Ai vete qe futet nga nje dere e panjohur tuneli sepse ajo ende ka mbetur e hapur. Ishte ne te vertete nje llagem i thelle e i gjate qe lidh Kryeministrine e sotme dhe ate te djeshme nje lidhje tunelore e hapur nen dhe e qe do te ishte shpetim ndaj nje sulmi nuklear a te llojit tjeter qe kercenonte cdo dite Shqiperine e ndritur ne Avampostin Jugperendimor te Adriatikut... Nen dhe qeveria dhe Byroja do te punonin mbroth per Shqiperine...
Bota qe la pas pra Kryeministria qe eshte siper me kete krahasim te Kryeministrise ne tunel ne rrenje te Piramides i perngjan atij me nje ene komunikuese gjigante nje komunikim me popullin e tij i cili aty siper shqyen syte per te bere sehir se si i doli endrra Atij qe ndodhet poshte ne tunelin shpetimtar.
Vetvetiu ai qesh nga nje gezim i tjeterllojshem. Kjo hyrje do ta nxjerre ate ne themelin e ankthit te Piramides ku do te ndjehet tmerresisht i zbrazet ne ekzistencen e tij.
Nga tere konfliktet e perditshme qe atij ia shtojne jeten duket sikur ai e humb kontrollin e vetes por kjo eshte perkohshmeri.
Ai kujton se ata kane dale qe te brohorasin shkaterrimin kur lajmet qe i vijne nga kacatoret i thone se ata kishin ardhur per te kullotur syte ne te vertete qene mbledhur per humbjen e aboneve urbane dhe te tjere kishin vrapuar nga gjendja civile ku rrinin ne radhe per leternjoftimet biometrike se po vjen afrimi per te merguar dhe me tej jashte ketij vendi te tjeret ishin pronare dhe bije pronaresh qe duke bredhur neper gjyqe thone tash po vijme tek ky Gjygj i mbrame... i Piramides se po na ikin mendt e krese...
2. ndrra
ndrren ai e kish pare disa here. Ishte engjelli qe i erdh dhe i kish ardhur edhe shume here te tjera. Mirepo cuditerisht kish lidhje me Ate per te cilin ish bere Piramida. Ne natyren e qenies se tij dyzohet midis realitetit nen dhe dhe shkaterrimit mbi dhe nje realitet qe e ka prodhuar vetem nje urdher i Tij.
Ai qesh me shpjegimin e absurdit. Duke menduar se endrra nepermjet engjellit i pat thene per te shkaterruar nje simbol per tu sjelle njerezve gezim. Befas kjo e trazon keqas pasi duke u terhequr neper tunel atje ku kish lindur endrra nepermjet nje shkaterrimi kish prodhuar nje lloj mizorie po ama nje mizori te bukur.
Prandaj e quajti si nje kumt per tia shtuar edhe me shume jeten.
Ne kete Vjeshte qe eshte ekujnoks kete nderr e nxjerr ne anen tjeter atehere kur do te ndodhe shperthimi ne ekujnoksin e Pranveres. Kenaqet qe e ben kete krahasim. Ka dale ne ekuator te endrres se tij qe iu shfaq ne Vjeshte nderkaq rrenimi do te behet ne te njejtin rrafsh po ne krahun tjeter ne nje ekuiliber ne stinen ambiguide.
Arkitektura e endrres dhe Piramides perkon bukurisht. Mirepo Ai nuk sheh dhe aq mire ne tunel se eshte erresire po sapo zgjat syrin siper po edhe aty serish ka tym. Nje univers labirintesh shqiptare prej sistemit totalitar deri ne Demokracine totalitare nuk i ndahet qe nuk i ndahet. Duke e njohur letersine ai ndjen nje tmerr sepse i vjen nder mend ferri dantesk ne te cilen shqiptaret per fatin e tyre ishin te lidhur aq shume.
Sakaq nje fuqi makaber e perfshin dhe ai kerkon qe te kthehet ne zyre por eshte e pamundur.
Ndjehet qe eshte bashkefajtor ne ngritjen e dikurshme te Piramides edhe pse nuk ka qene as arkitekt as urbanist as muzeolog as poet i oborrit... por vetem nje mjek afer oborrit qe ka qare per vdekjen e diktatorit dhe lotet nuk po i thahen ende. Kjo e tmerron dhe prandaj ketu ze udhe edhe interpretimi i endrres dhe pas saj urdhri per shembjen e Piramides.
Ai nuk ka pranuar kurre qe ndonje keshilltar i tij te merret me interpretimin e endrrave qe i ndodhin vetem Atij.
Ato jane individuale dhe duhen trajtuar si te tilla edhe ne interpretim te shqyrtohen te lidhura me perditshmerine qe ka lidhje ne labirinte firmash te erreta ne kuti qe nuk hapen sikur te kishin brenda magji me ankthe pasthirrma te papunesh dhe ikja prej tyre te con ne nje enderr madhore si kjo e hedhjes ne ere te simbolit.
Papritmas i vjen nje pyetje te cilen endrra nuk e pat qartesuar Kush jane te marre Une apo ata atje siper qe po shohin tymin dhe fundin e mermerit te fundit...
3. Perqasje
Ish dhene nje urdher dikur qe xhenieret te mbushnin themelet e Komitetit Ekzekutiv te Tiranes me tritol per ta hedhur ne ere qe te prishin trajten e Bulevardit te Madh si projekt italian per ti hapur vend ndertimit te Muzeut Historik Kombetar.
Edhe kjo mund te kete qene nje enderr e diktatorit. shte ne medyshje te pranoje ose jo ngjashmerine e endrres se tij me ate te diktatorit. Po ajo nuk mund te jete e barabarte me kete qe do te ndodhe.
Pse valle nuk i vune tritol edhe Akademise se Arteve qe eshte myqja e Sopates se Liktorit po Universitetit qe ishte fundi i bishtit te kesaj sopate po stadiumi qe ishte dhe eshte presa e saj - pyet ai ndersa ecen neper tunelin e nendheshem.
4. Projekti i fshehte...
Askush nuk e dinte se cbehej per kete spektakel. Vetem ai e ravijezonte hapesiren formen e re te Parlamentit nenkatet siperkatet parkingjet e nendheshme lulishte dhe lidhjet me odat e pritjeve per dergatat europiane. Te gjithe te tijte u habiten ne cast dhe shikuan njeri-tjetrin sepse deri ne ate kohe ata e kishin perfytyruar kete Piramide si vend ku do te luhej Hamleti.
U deshen vetem disa minuta sapo ai e nxori fjalen nga goja qe ata te ngazelleheshin dhe te kujtoheshin se ishin ne dijeni per projektin te cilin ai e kish diskutuar me ta qe u kish treguar studimet arkitektonike fortesine e shtresave gjeologjike dritehijet dhe bile-bile ishin organizuar edhe Workshop-e te tejdukshme me komunitetin dhe grupe te interesit.
Edhe ata e kishin pare ndrren e Prijesit te tyre. Kete enderr e kishin pare edhe shume militante. Nje sugjestion i jashtezakonshem qe ndodh me njerezit rrotull tij Deputete ministra zyrtare... te gjithe qengja ne grigjen e tij te lumtur.
5. Simboli qe pjell simbole
Prej Idoltarise se ketij njeriu duket bindshem se si i perndizet nje adhurim i skajshem dhe nje perfytyrim ideor e pamor qe ka te beje me nje simbol te ri qe ngrihet mbi te vjetrin dhe ky eshte Simboli i tij.
Ja se si duhet shpjeguar - tha ai duke u kthyer ne te njejtin llagem tunelor qe lidh hyrjen e pasme te Piramides me Kryeministrine dhe pak me tej tuneli merr nje kthese tjeter per tu lidhur me Komitetin Qendror dhe avash-avash orientimi te nxjerre tek shkallet ku ngjitej dhe ulej Enveri ne Byrone Politike.
Keshtu lidhej Udheheqesja totalitare ne tunelet fantazme te ndertuar nen Dheun e Tiranes si ne nje mozaik komunikues per nje bote tjeter qe do te drejtonte Shqiperine ne raste kataklizmash.
Ai ka nje ditar te jashtezakonshem te punes se tij te madhe nje ditar on-line me endrra te regjistruara deri ne You-Tube Facebook Twitter shqyrtime te tijat dhe hamendje perfytyrime trazirash me opoziten rrotullime sociale klasifikime sipas stineve kembime gjymtyresh nga nje parti tek tjetra ngrirje gjestesh...
Po kjo ishte nje Kryeenderr. Ish nje Simbol. Prandaj duhen sulmuar simbolet si nje urdher kult te cilat ai i ka per zemer. Keto ethe nuk mund ti shuhen deri sa te vije ekujnoksi i prishjes se madhe.
Sa ngadale ecen koha Pas etheve Ai perfshihet ne nje epike te lashte qe i vjen prej vendlindjes.
6. Vijim endrre
Ambicia e kahershme e solli sot kete.
Aty tek tuneli i nendheshem per te depertuar edhe me thelle ne krijim te psikozes se shkaterrimit ne emer te luftes ndaj komunizmit. Mirepo jo rralle here keto impulse dhe dalje nga orbita te cojne edhe ne projekte te TIJ per hapje tunelesh qe shkurtojne largesite. A nuk shpalli ai pas endrres se pare pra asaj te Piramides edhe hapjen e tunelit qe lidh me Elbasanin
Ajo ishte nje enderr tjeter e nendheshme qe ne kete rast ndodh te shkoje ne udhe te se mires sepse lidh gjeo-hapesirat. Mirepo per Ate nuk ka rendesi rruga por Kryefjala...se ishte pikerisht Ai qe e ideoi...
Te hapen tenderi... Te mos digjen kutite Te futet tritoli Te dale ne treg Eurobondi I shfaqen si pjese te lakmise e adhurimit qe kerkon hyjnizimit te ketij kaloresi te endrres se pasosur...
Pas saj nje arsye e eperme qe jeton vetem tek Ai krijon nje perde per syte e shqiptareve per te mbuluar ... polarizimin shoqeror korrupsionin drogen koncesionet pronesine e tjetersuar riciklimet habitore te mbetjeve qytetore humbjen e dinjitetit shqiptar dhe shtremberim e historise se tij diktatit te fqinjit jugor qe te nxjerr kockat e ethnise tende per te mbjelle shenja te tij... nje perde fatale
Dhe turpet qe behen per dite...po dhe felliqesite qe sna u ndane.
Jam ketu ne Altar - thote Ai kur ndodhet serish ne ate tunelin e nendheshem.
Dhe radhas ne nje formacion pambarim jane vendosur shqiptaret te grishur prej impulsit qe ai dha.
Politikane shkencetare filozofe analiste sociologe murgj samarxhinj kovace cobane prostituta drogmene pertypes caracash ish te burgosur dhe te burgosur te sotem ne radhe presin te thone fjalen e tyre ne mengjese opinionesh ne WC ne shetitore ne pub-e duke i shmangur dhe harruar hallet e perditshmerise se tyre.
Thoni atehere Ky qe pa nje enderr dhe hodhi nje gure ne pus... ish nje budalla ...apo gjeni