Dy kode ne kalendarin 3 javor

E merkure 01 Shkurt 2012 1704
Konferenca e Kryetareve Konferenca e Kryetareve miratoi me kompromis kalendarin 3-javor te punes ne parlament. Palet rane dakord te perfshijne ne kete kalendar ndryshimet ne Kodin Civil dhe Penal sic ishte arritur marreveshja ne 14 nentorin e kaluar.
Ne mbledhjen e mbajtur pa pranine e medias eshte parashikuar qe keto ligje me shumice te cilesuar te miratohen brenda muajit shkurt pasi ne mars pritet te votohet ngritja e Gjykates Administrative. Pak jave me pare opozita kundershtoi diskutimin e amendimeve ne Kodin Civil e Penal ne menyre te ngutshme me argumentin se ato duhet diskutuar edhe me grupet e interesit.ShareTweet