E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takim me sindikalistë naftës dhe gazit

Kontratat dhe kushtet e punës së punonjësve të gazit dhe naftës, ishin në qëndër të takimit, me përfaqësuesit e Sindikatës së Naftëtarëve që zhvilluan me Presidentin Bamir Topi në Presidencë.

Problemet, e sipërpërmendura, sipas përfaqësuesve të sindikatës lindën pas privatizimit. Me këtë rast, ata i kërkuan Presidentit Topi mbështetje institucionale pranë institucioneve të shtetit për trajtimin e drejtë dhe ligjor të pretendimeve të tyre.

Nga ana e tij presidenti Topi, i siguroi për vëmendjen e vazhdueshme të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe u sugjeroi që të shfrytëzojnë të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore për trajtimin dhe zgjidhjen ligjore e transparente të çështjeve si dhe për të rritur ndjeshmërinë e opinionit publik në lidhje me interesat e tyre profesionale dhe jetike. Përfaqësuesit e sindikatës kryesoheshin nga kryetari i Federatës së Naftëtarëve, Dilaver Xhelili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›