Dy komplekse te reja holandeze ne Tirane
Luljeta Ndoka
Dy ndertesa moderne do t'u shtohen ndertimeve te shumta ne kryeqytet. E para do te mbaje emrin e Toptaneve dhe e dyta do te shtrihet buze Liqenit Artificial te Tiranes. Ndertesat mesohet se do te jene me arkitekture moderne, me deri ne tre kate parkim nentoke, si dhe me destinacion te larmishem: per banim, per qendra tregtare apo edhe zyra.
Holandezet
Viny Maas, arkitekti holandez me fame, ka prezantuar dje gjate mbledhjes se KRRT-se se Tiranes studimin urbanistik te miratuar i Qendres se Tiranes "Tirana nje kryeqytet evropian". Studimi perfshin nje objekt polifunksional 7 kate, me 1 kat sherbime dhe 3 kate parkim nentoke, ne rrugen "Murat Toptani". Projekti i pare i ketij arkitekti eshte quajtur "Toptani Arcades" nga vete krijuesi dhe eshte vazhdimesi e projektit fitues ne njerin prej konkurseve te zhvilluar nga Bashkia e Tiranes per objektet me rendesi te vecante te Master-Planit te Qendres. Ndertesa do te kete program miks, komercial dhe zyra. Sipas arkitektit ne fjale, struktura ne forme dinamike, nepermjet artikulimit te arkadave ose pasazheve, te cilat do te jene shkelqyese nga brenda dhe projektuese nga jashte. Teknologjite me te fundit do te aplikohen ne pjeset e jashtme te shkallezuara te objektit, qe do te sherbejne per komunikim reklamues me qytetin. Godina prezanton disa carje qe lejojne komunikimin jashte - brenda e anasjelltas dhe shkelqimi i brendesise ndjell vizitore dhe transmeton elegance.
Liqeni
Projekti i dyte eshte quajtur "Lake Side Hall" nga vete krijuesi dhe pozicionohet ne afersi te Liqenit Artificial. Projekti i prezantuar dje ka te beje me ndertimin e objekteve polifunksional 3 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nentoke, ne rrugen "Sami Frasheri". Gjate prezantimit, arkitekti ka treguar ndjeshmerine e tij me shume finese edhe ne kete rast, duke vendosur nje komunikim mes qytetit dhe peizazhit te Liqenit e te gjelberimit te Parkut, nepermjet nderteses se propozuar prej tij. Pertej tektonikes dhe mases se ndertuar qe do te kete, objekti eshte i tejcueshem dhe lejon fluiditetin pamor, si edhe ate fizik nga qyteti drejt Parkut dhe anasjelltas. Programi i objektit eshte banim dhe sherbime komerciale. Ndjeshmeria e autorit shkon me tej, duke ulur ndjeshem ndikimin e mases se objektit nepermjet nje levizjeje te pjerret ne favor te pamjes per nga liqeni. Te gjitha apartamentet e banimit do te kene mundesi te shijojne, pa shqetesuar te tjerat, pamjen qetesuese dhe mjaft te deshiruar te gjelberimit dhe te kodrave.
KRRT
Mbledhja e djeshme e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Tiranes, i eshte kushtuar pothuaj teresisht projekteve per ndertimet e reja. Ajo eshte zhvilluar ne hotel "Sheraton" dhe per vete rendesine publike te mbledhjes, gjate prezantimit te arkitektit Viny Maas ishin ftuar edhe studente te Fakultetit te Arkitektures, arkitekte qe punojne sot ne qytetin tone dhe qe kontribuojne per zhvillimin e kryeqytetit, si dhe ndertues qe kane nje rol te rendesishem ne kete zhvillim. Kryetari i Bashkise, njekohesisht kryetar i KRRT-se, i vleresoi objektet e arkitektit Viny Maas si ndertime pararoje te zhvillimeve arkitektonike ne qytet, duke i cilesuar ato te nje rendesie te vecante nisur edhe nga ndikimi pozitiv qe do te kene tek arkitektet lokale, te cilet po rrisin dita-dites cilesine e tyre. Ai u prononcua vecanerisht per dy prezantimet e Viny Maas duke thene se njeri projekt eshte projekti fitues i konkursit per nje godine brenda Planit te Qendres se Tiranes dhe projekti tjeter eshte nje tjeter godine dhe te dy keto projekte se bashku. Keto, sipas Rames, do t'i japin qytetit dy pika referimi, dy modele te konceptimit bashkekohor arkitektonik, dy arsye me shume per ta pare kete qytet, per ta vizituar kete qytet, per ta jetuar kete qytet. "Njera gje eshte te zhvillosh konkurse per projekt-idete dhe nje tjeter eshte te aprovosh dhe zhvillosh projekte zbatimi. Per kete arsye, ky prezantim eshte shume i posacem sepse nuk kemi te bejme me projekt-ide, por kemi te bejme me dy projekte zbatimi, qe do te marrin jete dhe brenda nje kohe te arsyeshme do te jene pjese e koleksionit te godinave te qytetit tone dhe jo vetem pjese, por dy ndertime ne pararoje te zhvillimeve arkitektonike ne kete qytet", ka perfunduar kryebashkiaku Rama.