E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belget prezantojne serish projektin per sheshin "Skenderbej"

Studioja belge 51N4E ka prezantuar dje edhe nje here ne menyre formale projektin per shnderrimin e Qendres se Tiranes. Tashme ne pozicionin e fituesve te gares ata kane shprehur me detaje vizionin e tyre per sheshin me te madh ne kryeqytet. Sipas tyre, ne pranvere te vitit te ardhshem, gjithcka pritet te ndryshoje. Keshtu, studioja ka permendur edhe nje here ndertesat ekzistuese qe do te jene te qendrueshme, te alternuara, e disa te tjera te reja. Godina e teatrit te Operes do te jete e plotesuar me nje holl te madh, ku do te zhvillohen aktivitete. Xhamia do te kornizohet nga nje dysheme e re e duket sikur eshte ulur mbi nje qilim madheshtor. Ndersa ndertesat e ministrive jane trajtuar ne nje linje me kopshtin e fundosur. Sa i perket Teatrit te Kukullave mbi shesh, ai do te lidhet me nje kend te ri lojerash para tij. Nderkaq, Banka e Shqiperise do te shfaqet mbi nje platforme te re perpara saj. Qendra e re tregtare propozohet e ngritur nga toka per te lejuar nje hapesire, e cila krijon nje hyrje te madhe ne shesh, duke kornizuar njeheresh kolonaden e nderteses se Operes. Funksionet tregtare plotesohen nga nje hapesire ekspozitash per ngjarje kulturore. Muzeu Kombetar lidhet ndryshe me sheshin, nepermjet shkalleve kryesore, te riorganizuara. Ndersa Kulla Qytetare ne forme piramide do te jete nje objekt i ri qe do te ndertoje studioja fituese 51N4E ne bashkepunim me Anri Salen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›