E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti ne Himare "S'ka kerkese per shkarkimin e Bollanos"

Kryeministri Berisha me emisionin "Opinion" perballe pyetjeve te analisteve per ngjarjet me te fundit ne Himare, ku kryebashkiaku Bollano udhehoqi protestat, eshte shprehur se nuk ka asnje qendrim zyrtar nga autoritetet rajonale per shkarkimin e tij. "Nuk eshte bere asnje kerkese per te shkarkuar Bollanon nga autoritetet rajonale vendore. Nuk eshte se eshte krijuar sot kjo, ajo ka ekzistuar, ka qene dygjuhesh", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha. Ne te njejten kohe ai ka mohuar te kete referenca zyrtare ne lidhje me ato cka jane shkruar ne media. Por nuk eshte shprehur kunder qendrimit te himarjoteve te caktuar te cilet jane te lire te deklaroje se eshte dhe grek. "Cilat jane konceptet e mia per incidentin. Nese ti del dhe thua qe une e ndjej veten kanadez, cfare do te bej une? Ne jemi nje vend i lire, ai thote se e ndjej veten grek fund e krye. Emrat i ndryshojne vellezerit dhe motrat tane te cilet e kane bere kete per te siguruar nje jete. I duam apo si duam ne keto, keto jane fenomene qe ne nuk na pelqejne. Shkollat private une nuk mund t'i ndaloj, nese ne te themi t'i ndalojme duhet te ndryshojme ligjin, por kete nuk mund ta ndryshojne", eshte shprehur kryeministri Berisha. Ne te njejten kohe ai nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me ligjin e luftes qe Greqia ka me Shqiperine, duke nenvizuar faktin se ai realisht eshte hequr.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›