Pas 365 ditesh
Nga Ibrahim Rexhepi
Ne bote kriza ekonomike me permasa shume te ashpra shpertheu vjet. Sa me shume qe afrohej fundi i viti, ajo behej gjithnje me e ashper. Per sherimin e saj nuk po ndihmojne as recetat me kosto bilioneshe.
Kosova edhe ketu mbeti rast i vecante. Perderisa shume investitore nga Wall Street rrihnin koken me grushte per humbjet qe pesonin, kosovaret rrihnin gjoksin per fitoren historike: Pavaresine e shtetit. Para nje viti ndoshta emocionet kane ndikuar qe te harrohen skamja dhe varferia, por kane qene joracionale ata qe kane menduar se me pavaresine u tejkaluan te gjitha problemet. Nga ana tjeter ka qene shume e qarte se pikerisht me 17 shkurt te vitit te kaluar eshte krijuar bazamenti per ndertimin e ekonomise. Ne secilin variant ajo do te jete me e qendrueshme se ajo qe kishim trasheguar, apo ajo qe perceptohej permes kornizave te UNMIK-ut.
Nese veshtrojme treguesit ekonomike te shkurtit me fundin e vitit, nuk verehet ndonje ndryshim i madh. Qeveria mbeti punedhenesi me i madh dhe numrin e punetoreve e rriti 0,7 per qind, pagat jane 11 euro me te larta, ne regjistra evidentohet papunesi 1,2 per qind me e vogel, jane publikuar 152 konkurse me pak, eksporti eshte 24 per qind me i vogel, kurse importi u rrit 51 per qind, ndersa prodhimi i qymyrit, apo i energjise elektrike ka renie e ngritje jo aq te theksueshme.
Pra, kjo statistike nuk ka ndonje ndryshim esencial, krahasuar me gjendjen, ta zeme, te vitit 2006. Sipas kesaj, nje vit eshte i shkurter qe permes parametrave te tregohet se sa ka ndikuar pavaresia ne zhvillimin ekonomik. Efektet e saj duhet te maten permes kendveshtrimeve te tjera. A ka ndryshuar pozita e Kosoves se pavarur ne raportet ekonomike rajonale e me gjere ? Sa eshte ajo treg i sigurt per marreveshje nderkombetare dhe per investimet e jashtme ? Sa eshte larg, e sa afer burimeve te pashtershme te parase, perkatesisht institucioneve financiare nderkombetare ? A mund t'i shfrytezoje ato?
Pergjigjet ne keto pyetje nuk jane edhe aq te kendshme. Mirepo, jane shume me te mira se qe do te ishin para 13 muajsh. Kosova po nderton subjektivitetin e vet ekonomik dhe si e tille po pranohet edhe nga partneret e jashtem. Tregues me i mire ishte konferenca e donatoreve ne Bruksel. Sado qe nuk duhet injoruar shumen e parave te premtuara, megjithate me i fuqishem eshte fakti se shume shtete, madje edhe ato qe nuk kane njohur shtetin me te ri ne bote, permes donacioneve pranuan se Kosova eshte e pavarur dhe ka nevoje qe te ndihmohet perderisa nuk tejkalon problemet fillestare. Eshte e vertete se kjo konference ishte fryt i sponsoreve te pavaresise, por eshte e pamoralshme nese injorohet korniza afatmesme e shpenzimeve qe Qeveria e Kosoves atje e paraqiti si strategji te veten. Ky dokument, te cilit tani autoret nuk po i permbahen teresisht, eshte pritur me vleresime te mira.
Avancimi i pozites se Kosoves verehet edhe ne raport me Serbine. Ajo nuk pranon mallra qe kane prejardhjen e nje shteti te cilin nuk e njeh. Permes ketij kundershtimi ajo ne fakt pranon se Kosova ka shpallur dhe eshte ne rruge te mire te forcimit te pavaresise. Kjo qasje eshte edhe ne Komitetin e CEFTA-s, i cili deshi, apo jo, do ta merr ne shqyrtim ankesen e Kosoves, e jo ate te UNMIK-ut. Poqe se CEFTA sillet ndryshe, ajo vepron kunder qellimit pse eshte formuar.
Nuk ka nevoje te shpenzohen shume fjale rreth anetaresimit te Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar apo ne Banken Boterore. Kjo do te ndodhe brenda ketij viti. Mirepo, duhet te kaloje nje procedure, e cila me shume nderlidhet me diagnostifikimin e gjendjes ekonomike, sesa me ate te se drejtes nderkombetare. Per shkak te nivelit aktual te zhvillimit, Kosova nuk do te merr shume pike, prandaj edhe fuqia e saj per te terhequr investime per nje kohe do te jete e vogel. Aty nuk vleresohet vetem nevoja per para, por edhe mundesia per kthimin e tyre. Per kete arsye eshte e kuptueshme ndihma nga donatoret.
Ne keto tri-kater pika kyce Kosova vazhdon ta forcoje pavaresine. Mirepo, qeveria duhet qe ne menyre shume me agresive t'u qaset problemeve te sigurise, qe nderlidhen me investimet e huaja. Vjet permes ketyre kanaleve kane ardhur 80 milione euro me pak. Eshte e kuptueshme kjo renie, meqenese investitoret kane pritur se si do te rrjedhin muajt e pare ne shtetin pavarur. Deshtimi do te jete edhe me i madh nese qeveria mbetet vetem ne premtime deklarative per sigurine e kapitalit apo vetem te numeroje ligjet e institucionet, te cilat ende capiten.
365 dite pas shpalljes se pavaresise mjafton se jane bindur edhe ata qe kane dyshuar se ne Kosove do te ndryshoje historia. Eshte ditur se pas ketij momenti problemet ekonomike e sociale do te jene edhe me te theksuara, kurse Qeveria e Kosoves nuk do te kete fajtore rezerve, por vete duhet ta merr pergjegjesine. Nderkaq, per parametrat ne ekonomine e shtetit te pavarur duhet pritur edhe me gjate. Fatkeqesisht ne presim rritje kur tere bota po mundohet ta frenoje renien, perkatesisht recesionin.