E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seance solemne ne njevjetorin e pavaresise

by Zijadin Gashi

Ne pervjetorin e pare te pavaresise, Kuvendi i Kosoves ka mbajtur nje seance solemne, permes se ciles, udheheqesit me te larte vendore u kane adresuar mesazhe qytetareve.

Para nje viti, Kosova mori vendimin me te rendesishem ne historine e saj, tha sot presidenti Fatmir Sejdiu ne seancen solemne te Kuvendit te Kosoves te mbajtur ne pervjetorin e pare te pavaresise se Kosoves. Ky vendim, tha Sejdiu u pasua me njohje nderkombetare, duke e bere Kosoven subjekt ne mesin e shteteve boterore.

"Ne sot jemi krenar per ate qe ben paraardhesit tane dhe jemi shume me fat se na takoi qe te jetojme dhe punojme ne Kosoven shtet te pavarur e sovran. Para nje viti u realizua projekti me i madh qe kishin synim shume breza, nje projekt qe sot simbolizon edhe me emrat e dy heronjve te medhenj te Kosoves, Dr.Ibrahim Rugova, lider shpirteror dhe politik i pavaresise dhe Adem Jasharin, hero i luftes clirimtare per liri", tha Sejdiu.

Nje vit pas shpalljes se Kosoves se pavarur, vazhdoi presidenti Sejdiu, Kosova beri hapa te kujdesshem, miratoi Kushtetuten, simbolet, flamurin e himnin, nderkohe qe jane ne formim e siper Forca e Sigurise, Agjencia e Inteligjences dhe Gjykata Kushtetuese.

Nderkaq, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi tha se shpallja e pavaresise se Kosoves, nje vit me heret, ishte sublimim i vullnetit te shumices per pavaresi qe daton per nje shekull.

Pavaresi kjo e deklaruar ne harmoni me bashkesine nderkombetare.

"Data e 17 shkurtit shenon kurorezimin e perpjekjeve shekullore per liri te popullit te Kosoves. Sot eshte dita kur kujtojme me pietet te gjithe ata burra e gra te Kosoves, qe neper breza u ben kurban ne themelet e pavaresise se saj. Ky popull qe nuk u perkul asnjehere gjate historise se tij te dhimbshme, perkulet sot para te reneve te tij", tha Krasniqi.

Krasniqi tha se ne pervjetorin e pare te pavaresise, mirenjohja e pare u takon deshmoreve qe rane per liri, popullit te Kosoves dhe miqve nderkombetar qe e ndihmuan Kosoven ne realizimin e aspiratave shekullore.

Nderkohe qe kryeministri Hashim Thaci tha se me 17 shkurt, te gjithe qytetaret e Kosoves e kane ditelindjen e tyre, sepse ate dite lindi shteti qe e kane synuar me shekuj.

Me kete seance solemne, ka filluar edhe zyrtarisht agjenda zyrtare e kremtimit te njevjetorit te pavaresise, me mesazhet e lidereve me te larte et shtetit te Kosoves, se ky vend ka perspektive te qarte evropiane e euroatlantike, si nje vend demokratik qe do te kultivoj te drejta te barabarta per te gjithe qytetaret e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›