E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy me një për Obamën

Një Barack Obama imponues vuri rivalin e tij republikan, Mitt Romney, në pozita mbrojtëse në çështjet e politikës së jashtme, duke shënuar një fitore solide në debatin e tyre të tretë dhe të fundit vetëm 15 ditë para ditës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Obama shfaqi përvojën e një “kryekomandanti”, duke shpjeguar politikën amerikane nën udhëheqjen e tij dhe duke sulmuar pikëpamjet dhe propozimet e Romneyt, ish-guvernator i Massachusettsit, por me pak përvojë në çështjet jashtë shtetit amerikan.

Romney përfundoi duke mbështetur pjesën më të madhe të politikave të administratës Obama në të cilat përfshiheshin pikat e nxehta, si lufta civile në Siri dhe parandalimi i Iranit në krijimin e një arme bërthamore, duke i dhënë Presidentit epërsinë në këtë

debat.

Romney duartrokiti arritjen e Obamës në vrasjen e Osama Bin Ladenit dhe udhëheqësve të tjerë të Al Qaedës, por këmbënguli se “nuk kishte rrugë tjetër veç kësaj në këtë çështje”. Përkundrazi, ai propozoi për "një strategji gjithëpërfshirëse" për të ulur ekstremizmin e dhunshëm në Lindjen e Mesme.

Obama u përgjigj duke kritikuar kundërshtarin e tij në një sërë çështjesh të politikës së jashtme, duke pretenduar se Romney kishte favorizuar pozitat që dëmtonin Shtetet e Bashkuara apo ka shprehur ndonjëherë pikëpamje kontradiktore.

Debati i tretë dhe i fundit presidencial u zhvillua në Boca Raton të Floridës. Debati u drejtua nga gazetari i njohur Bob Schieffer, i rrjetit televiziv CBS.

Vrasja e 4 amerikanëve në Libi, lufta civile në Siri dhe programi bërthamor i Iranit, që u shoqërua me kritika dhe me diskutime në hollësi të rolit të Shteteve të Bashkuara në botë.

Që në debatin e dytë, të dy kandidatët u angazhuan në replika rreth mënyrës se si administrata e trajtoi sulmin kundër konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë.

Ish-guvernatori Romney e kritikoi Obaman se nuk ka një strategji të qartë për ndalimin e dhunës në Lindjen e Mesme.

"Unë e përgëzoj presidentin Obama për vrasjen e Osama bin Ladenit dhe ndjekjen që po i bën udhëheqjes së Al-Qaidës, por ne nuk mund të humbasim rrugën tonë nga kjo rrëmujë. Ne duhet të kemi një strategji shumë të plotë dhe të fuqishme për të ndihmuar botën Islame dhe pjesë të tjera të botës që kundërshtojnë ekstremizmin e dhunshëm radikal që sigurisht nuk është shuar", tha Romney.

Obama tha se Amerika ka bashkëpunuar ngushtë me aleatët për të sjellë paqen dhe demokracinë në rajon, duke përmendur Libinë si një shembull.

"Pa dërguar trupat në terren, me kosto prej më pak se dy javë sesa kemi shpenzuar në Irak, për të çliruar një vend si Libia që ishte nën zgjedhën e diktaturës për 40 vjet, nga një despot që kishte vrarë amerikanë dhe përkundër tragjedisë në konsullatë, ne pamë dhjetra mijëra libianë pas ngjarjeve në Bengazi që marshuan duke thënë, "Amerika është miku ynë. Ne qëndrojmë me ta", tha Obama.

Për Iranin, Obama tha se administrata e tij ka treguar "forcën" duke zbatuar sanksione të ashpra, më të dëmshmet ndonjëherë ndaj Republikës Islamike.

Romney tha se bota është "katër vjet më afër një Irani bërthamor", duke shtuar se udhëheqësit e Iranit "panë dobësi aty ku ata pritet të shohin fuqinë amerikane."

Të dy kandidatët shprehën mbështetje për lidhje të forta amerikane me Izraelin.

Për muaj gjatë fushatës gjatë që çon në zgjedhjet e 6 nëntorit, votuesit e anketuar i kishin dhënë një miratim politikës së jashtme të presidentit Obama, në krahasim me idetë e ish-guvernatorit Romney.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se Romney e ka shtuar popullaritetin në fushën e politikës së jashtme. Ai ka kritikuar administratën për mungesën e supozuar të sigurisë që çoi në sulmin ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, që vrau katër diplomatëve amerikanë.

Dy javë përpara zgjedhjeve, sondazhet tregojnë se të dy kandidatët gëzojnë një popullaritet të barabartë me 47 për qind secili.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›