E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ruse zgjodhi udhëheqësit e saj

Mbështetësit e opozitës ruse kundër presidentit Vladimir Putin i kanë zgjedhur liderët e tyre, gjatë një votimi të paprecedent në Internet.

Më se 80 mijë vetë kanë votuar në zgjedhjet që përfunduan të hënën në mbrëmje.

Zgjedhjet u mbajtën në Internet dhe në votime të drejtpërdrejta.

Është zgjedhur Këshilli Koordinues prej 45 anëtarëve, ndërsa konkurronin 200 kandidatë.

Organizuesit thonë se blogeri anti-korrupsion, Aleksei Navalny, ka siguruar numrin më të madh të votave, pasi për të votuan më se 43 mijë votues.

Personalitete të tjera të njohura opozitare, që u zgjodhën në këtë këshill, janë edhe Dmitri Bykov dhe Garry Kasparov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›