E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Goli fantazmë, ‘po’ teknologjisë

Drita jeshile definitive për përdorimin e teknologjisë në fushat e futbollit. Federata Ndërkombëtare e Futbollti (FIFA) i ka autorizuar edhe zyrtarisht kompanitë gjigante të teknologjisë GoalRef e Hawk-Eye për ta instaluar në tërë botën sistemin e kontrollimit të vijës së portës, për t’iu shmangur kështu golit fantazmë.

Nënshkrimi i marrëveshjes e kompletoi vendimin e një viti më parë, pas disa rasteve që ndodhën dhe pluhurit që u çua për golat që nuk u pranuan.

Prandaj, kjo teknologji do ta tregojë saktë nëse topi e ka kaluar vijën e portës apo jo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›