Dy muaj nga zhdukja e Bleonës, prindërit e kërkojnë te fallxhoret
Pasi nuk kemi reshtur së kërkuari prej dy muajsh tani i kemi varurr shpresat tek hoxhallarët për gjetjen e vajzës të cilët na thonë se ajo është gjallë.Kështu shprehet babi i Bleona Matës vogëlushes 6 vjecare të zdukur në mënyrë misterioze në malet e fshatit Zapod në Kukës, duke shtuar se dyshimet bien mbi dy shoqe të Alketës,hallës së Bleonës.
"Na japin shumë shpresa, se vajza është gjallë dhe për tu kthyer do kthehet, e sigurtë. Nuk kemi lënë hoxhë në Shqipëri pa shkuar, por dhe në Kosovë po nuk tregojnë të vërtetën. Kanë frikë. Nuk mund tu kallëzojmë drejt. Të humb fëmija në mes të 5 vajzave, njëra duhet ta dijë, këtë ngjarje, e sigurtë", thotë Zamir Mata, babai i Bleonës.
Së fundi ka dalë në dritë një pistë tjetër,ku nën zë pohohet se zhdukja e Bleonës ka qenë një krim i mirorganizuar dhe se disa banorë të fshatit kanë dijeni të paktën për profilin e personit që grabiti Bleonën.
"Njëherë na thanë atë ditë mos kërkoni nëpër mal se e kam parë unë tu qajt një vajzë, e ka marr një burrë në krah dhe tu qajt fëmija. Sa shkuan policët me e pyet, ajo njëherë tha nuk e kam parë. Një njeri ka parë një makinë duke shkuar shpejt në Kukës, në atë vakt që ka humbur Bleona", shprehet Sadije Mata, gjyshja e Bleonës.
Bleona u zhduk pasditen e 22 majit,ndërsa ndodhej në mal bashkë me pesë vajza të rritura mes të cilave edhe halla e saj Alketa. Vajzat e rritura pasi kishin marrë me vete Bleonën,kanë njoftuar një orë më vonë në familje,duke thënë se vajza e vogël nuk ishte me to në mal,ndërsa shumë orë më vonë u njoftua edhe policia. Kërkimet për vogëlushen u shtrinë për tri javë në malet e zonës, ndërsa më vonë u hetua edhe në pistën e rrëmbimit,por pa sukses. Cështja po ndiqet nga Krimet e Rënda,ndërsa për këdo që ndihmon në gjetjen e vogëlushes,shteti ka vënë si shpërblim shumën e 3 milionë lekëve.
Flutura Tota < I mëparshmi