Hakmarrja, vret ne lokal 35-vjecarin
Eriola Hazizolli
Nje 35-vjecar, nga qyteti i Beratit, eshte ekzekutuar mengjesin e djeshem me kater plumba pistolete, ndersa ndodhej ne nje lokal ne qender te qytetit te Beratit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Beratit bene te ditur se Sokol Kokoshi nuk ka mundur te mberrinte i gjalle ne spitalin e qytetit, pas plageve te renda te shkaktuara nga arma e zjarrit. Burimet shtuan se eshte identifikuar dhe shpallur ne kerkim 22-vjecari Ndricim Veleshnja, i dyshuar si autor i vrasjes. Policia tha se krimi eshte kryer per hakmarrje, pasi nje nate me pare Kokoshi kishte rrahur vellane e personit te dyshuar si autor i krimit. Viktima ishte ulur ne lokal me vjehrrin e tij, njekohesisht xhaxhai i vellezerve Veleshnja, per te sqaruar grindjen e dhendrit me nipat e tij, grindje e cila mesohet te kete ndodhur gjate mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme. Banoret e lagjes "22 Tetori" jane alarmuar nga krismat e armes ardhur nga kati i pare i nje pallati, ku ndodhet bar "Univers". Rreth ores 09:00 te mengjesit, pikerisht ne kete lokal, mesohet te jete shfaqur nje i ri me arme zjarri ne dore, i cili ka qelluar ne drejtim te nje tavoline, ku ndodheshin kater persona. Nje telefonate e mberritur ne organin blu te komisariatit te ketij qyteti, ka bere te ditur ngjarjen, nderkohe qe i plagosuri eshte derguar nga personat qe e shoqeronin ne tavoline per ne spital. Brenda pak minutash, lokali eshte boshatisur nga gjithe personat, te cilet jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Burime te Repartit te Kirurgjise prane spitalit te ketij qyteti bejne me dije se rreth ores 09:30 ka mberritur i pajete 35-vjecari Sokol Kokoshi. Mjeket kane konstatuar se ai kish humbur jeten gjate rruges per ne spital si pasoje e nje plage te marre ne krahun e majte te kraharorit. Pasi eshte konstatuar vdekja e te riut, baba i dy vajzave, trupi i pajete eshte derguar me pas ne morgun e spitalit, ku kane nisur veprimet e rastit. Drejt, bar "Univers", vendit te ngjarjes kane mberritur me pas ekspertet e komisariatit te ketij qyteti, drejtuesit e komisariatit dhe dhjetera forca policie. Bulevardi kryesor i qytetit eshte bllokuar per disa ore, ku nuk eshte lejuar qarkullimi i mjeteve. Nga hetimet e rastit, deklarimet e personave ne vendin e ngjarjes, provat e siguruara policia ka arritur qe brenda pak oresh te identifikoje autorin e ngjarjes dhe ta shpalle ate ne kerkim. Sipas policise, autori ishte ne dijeni te plote te vendit ku ndodhej viktima dhe synimi i tij ka qene teper i sakte. Pasi ka shkrepur kater here armen e zjarrit, tip pistolete, autori eshte larguar me qetesi nga lokali, por pa marre mjetin e tij. Policia nuk ka mundur te mesoje nese autori eshte larguar me nje tjeter mjet, pasi ende nuk ka asnje deshmi ne lidhje me largimin e tij. Ne vendin e ngjarjes, policia bllokoi kater gezhoja te shkrepura nga arma tip pistolete, nderkohe qe bllokoi gjurme dhe prova ne lidhje me autoresine e krimit.
Vrasja e Kokoshit, per rrahjen e te vellait
Keshtu, sipas burimeve te policise, viktima Sokol Kokoshi, mbremjen e djeshme ka pasur nje grindje me Altin Veleshnja, vellane e autorit. Kokoshi e Veleshnja mesohet te jene grindur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, pasi kane qendruar gjate ne shoqerine e njeri-tjetrit. Grindja mesohet te kete qene e castit, ne pije e siper, dhe 35- vjecari Kokoshi mesohet te kete dhunuar Veleshnjen, duke e rrahur ate. Pasi ka mesuar mbi ngjarjen, Ndricimi, 22 vjec, ka marre nje arme, qe mbante pa leje dhe ka vendosur te vrase Kokoshin. Ai mesohet te kete qene ne dijeni te takimit qe xhaxhai i tij do te bente me dhendrin e tij, Kokoshi, me te cilin vellai i tij ishte grindur nje nate me pare. Policia e Beratit beri te ditur se ka shpallur tashme ne kerkim 22-vjecarin.
Vrasesi nuk tha asnje fjale
Keshtu, nga deshmite e personave ne vendin e ngjarjes, viktima Sokol Kokoshi, banor i lagjes "Donika Kastrioti" ne kete qytet ndodhej i ulur me disa persona te tjere ne tavolinen e pare te lokalit, shume afer me deren. Kokoshi, se bashku me personat e tjere, jane pare te konsumojne kafe, nderkohe qe nga dera eshte shfaqur nje i ri, i cili i eshte afruar normalisht tavolines. Pa folur asnje fjale, ai ka nxjerre nje arme dhe ka qelluar kater here ne drejtim te Kokoshit. Me pas, ai eshte larguar me shpejtesi, duke lene prane lokalit automjetin me targe TR 8837 I, qe kishte parkuar disa minuta me pare.