E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ne Norvegji per integrimin e zhvillimet ne rajon

Ministri i Puneve te Jashtme Lulzim Basha nis sot nje vizite zyrtare ne Mbreterine e Norvegjise. Me ftese se homologut te tij, Ministrit te Jashtem norvegjez, kreu i diplomacise do te jete sot ne Oslo. Gjate qendrimit ne Norvegji, Basha do te zhvilloje nje sere takimesh me personalitete te vendit. Keshtu, Ministri do te takohet me Ministren e Mbrojtjes se Norvegjise, Anne Grete Erichse, Komisionin e Politikes se Jashtme ne parlamentin norvegjez si dhe me perfaqesues te investitoreve. Gjate vizites se tij ne Norvegji Ministri Basha do te pritet dhe do te zhvilloje bisedime me Ministrin e Jashtem te Mbreterise se Norvegjise, Jonas Gahr Store, ku do te diskutoje per intensifikimin e marredhenieve dhe bashkepunimit dypalesh ne te gjitha fushat, procesin e integrimit Euro-Atlantik te Shqiperise dhe zhvillimet ne rajon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›