Presidenti i ri ministri Olldashi pro kandidatures se Topallit
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi gjatën një intervsite në “ABC Neës” ka deklaruar se Jozefina Topalli mund të jetë një kandidaturë e mundëshme për presidente nga ana e mazhorcanës. Deputeti demokrat, Olldashi thotë se Topalli ka një karrierë politike në ngjitje dhe rruga e saj drejt presidencës do të ishte e natyrshme. Gjithashtu, më tej Olldashi sqaron se në Partinë Demokratike ende nuk ka një diskutim konkret mbi emrin e Presidentit të ardhshëm dhe se të gjithë deklaratat e bëra gjatë këtyre ditëve nga deputët të ndyshëm të selisë blu janë qendrime personale të tyre. Olldashi ka folur edhe për mardhëniet e PD më presidentin aktual, Bamir Topi duke kritikuar ashpër qëndrimin e tij sa i përket ngjarjes së 21 janarit të vitit të kaluar. Ministri Olldashi komentoi edhe nismën e Topit për të krijuar një parti të re politike, e cila sipas tij, do ta dëmtojë Partinë Demokratike aq sa mundi të dëmtohet kjo forcë politike nga ngjarjet e 21 janarit.