Dy në pranga për kontrabandë

Në pranga përfunduan Adriatik Kollona, 41-vjeç, banues në Tiranë si dhe Roland Tafa, 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi L.B, 34 vjeç.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas informacione të marra për to, pasi këta shtetas tregetonin mallra konfeksione të ndryshme, të cilat i fusnin në vendin tonë pa kaluar me pare kontrollin doganor. Kapja e tyre u realizua në afërsi të Saukut Tiranë dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin me targa AA 510 BB, në pronësi të shtetasit Adriatik Kollona, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1200 copë bluza femrash.
Materialet hetimore në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë për Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë. /Start/
2012-08-06 14:45