Greqi vazhdojne operacionet kunder emigranteve

Të jesh trajner nuk është e lehtë, ashtu si për çdo profesion tjetër. Kjo vlen edhe për specialistët e peshëngritjes. Një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri në këtë sport, Hektor Shaqiri, e quan jo të nivelit tonë normal rezultatin në Londër “2012” dhe përpiqet të shpjegojë përse.
Ish-trajneri i Romela Begajt apo Daniel Godellit, dhe më parë i Pirro Dhimës, Ilir Sulit e Ilir Kafaranit ndihet i mënjanuar.
Peshëngritja është një nga sportet tanë elitarë, e cila i ka sjellë nder dhe lavdi Shqipërisë. Ashtu si për çdo profesion tjetër pa standardet e duhura nuk mund të ecet përpara. Këto standarde do të thotë se për trajnerin flet karriera e tij që nuk lejon asnjë president apo kryesi që ta prekë. Sepse çdo forum njeh për sovranë rregullat. Nëse do të ishin zbatuar këto standarde, me shumë gjasa, do të ishim shumë më pranë një medaljeje olimpike në shtangë.