E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet regjistrimi i maturantëve

Ministria e Arsimit bën me dije se do t’iu jepet mundësia e regjistrimit të gjithë personave që nuk kanë mundur të kryejnë një veprim të tillë.

"Ne mundësinë do tua japim atyre që për arsye të forta shëndetësore, udhëtim jashtë shtetit, fatkeqësi në familje, atyre u japim mundësi brenda kësaj jave. Presim sot të mbarojë procedura e informimit dhe pastaj mbi bazën e sasisë së maturantëve që do aplikojnë do përcaktojmë nëse do i bëjnë në rrethin përkatës, hapim username në një shkollë përkatëse ku të aplikojnë këta 20 apo 30 veta", tha Arben Fagu, specialisti i AKP-së.

Autoritetet arsimore po zhvillojnë aktualisht mbledhjen e të dhënave për të parë se sa studentë nuk kanë mundur të regjistrohen. /Start/

                                                                                             2012-08-06 15:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›