E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia dëbon 1.600 mijë emigrantë ilegalë të arrestuar në Athinë

Greqi- Policia greke thotë se më shumë se 1.600 emigrantë të paligjshëm do të deportohen pas një operacioni të madh që ka nisur në Athinë ditët e fundit.

Më shumë se 6000 njerëz janë arrestuar edhe pse shumica e tyre u liruan, raporton sot BBC. Ministri grek i Rendit Publik, Nikos Sendias ka mbrojtur lëvizjet dhe tha se gjendja ekonomike e Greqisë do të thotë se ata nuk mund të përballojnë një pushtim të emigrantëve.

Ai e quajti çështjen e emigracionit një bombë në themelet e shoqërisë dhe shtetit. ‘Pa krijuar strukturën e duhur për trajtuar emigracionin mund të shpërbëhemi’-tha ai. Të djelën 88 emigrantë ilegale janë riatdhesuar në Pakistan.

Autoritet greke kanë rritur numrin e rojeve kufitare me Turqinë mes frikës se mund të ketë një fluks të papritur refugjatësh që hyjnë në territorin grek teksa situata përkeqësohet në Siri. Më shumë se 80% e emigrantëve që hyjnë në Bashkimin Evropian e bëjnë këtë përmes Greqisë, e cila tashmë është në kthetrat e recesionit të saj më të keq në dekada.

Disa politikanë grek kanë bërë thirrje që qeveria të vendosë masa të forta mbi emigracionin ilegal. Në zgjedhjet e fundit e djathta ekstreme e Agimi i Artë ka fituar vota të mjaftueshme për të hyrë në parlamentin grek. Javën e shkuar kjo parti ndau ushqim falas për njerëzit në nevojë jashtë parlamentit, por vetëm nëse provonin se ishin shtetas grekë duke paraqitur të dhënat personale përfshirë edhe gjakun.

Greqia ka ndeshur jo pak herë kritika mbi trajtinim e emigrantëve të saj. Amnesty International e akuzoi atë për trajtim të azil kërkuesve sikur të ishin kriminelë dhe për mbajtjen e tyre në qëndrat e praaburgimit. Sakaq Greqia ka kërkuar shpesh nga vendet e tjera evropiane të bëjnë më shumë për ta ndihmuar të trajtonte emigracionin e paligjshëm në BE, duke argumentuar se ajo po mban një barrë jo proporcionale.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›