E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy në pranga për kremra kontrabandë

Në pranga ranë Saimir Elezi, 21-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,  si dhe Klodian Sorra, 25-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për transportim dhe tregtim të mallrave kontrabandë.

Ndërkohë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Romeo Daci, 25-vjeç, dhe Kujtim Elezi, 44-vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur mbrëmë rreth orës 21.30, në afërsi të Kinostudios me automjetin me targa TR 5379 N, me drejtues shtetasin Romeo Daci, ku gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur në këtë automjet, dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20  kutia kartoni, me 3000 copë kremra, për të cilat nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni dhe janë të dyshuara kontrabandë.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të Transportimit dhe tregtimit të mallrave që janë kontrabandë. /Start/

                                                                                             2012-08-09 10:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›