E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financim për 47 segmente, nis rruga e parë

Prerjen e shiritit të inaugurimit për këtë rrugë e bëri kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar projektin nga më të shtrenjtët që paguhet me fondet e buxhetit të bashkisë.

“Zhvillimi i infrastrukturës të qytetit dhe rikthimi i saj në parametra evropiane, jo vetëm me asfalt, por me kanalizime, me zhvendosjen e këtyre shtyllave të elektrikut nën tokë, me ujësjellësin, me rrugën me parametra evropiane, me trotuare dhe gjelbërim, është projekti që inaugurohet. Të gjitha rrugët hyrëse për në rrugën "Gramoz Pashko" do të investohen si pjesë e këtij projekti, por edhe si pjesë e bashkëpunimit tonë me Qeverinë në kuadër të Fondit të Zhvillimit, fond i cili ka marrë përsipër vazhdimin e kësaj rruge në drejtim të veriut, të asaj që njihet rruga e Dajtit”, theksoi Basha. 

Në fillimin e sezonit të punimeve publike të bashkisë, kryebashkiaku tha se pas një përgatitje disa mujore të projekteve që mungonin, pas procedurave transparente të prokurimit, nisja e punimeve në njësinë bashkiake nr. 2 hap si parin e investimeve publike në rrugë dhe në kualifikime urbane të blloqeve urbane të vjetra apo të reja.  Sipas tij, pesë rrugë të tjera do të hapen në të tjera njësi bashkiake të qytetit javën e ardhshme dhe gjithsej bashkia me buxhetin  saj për vitin 2012 do të financojë plot 47 segmente rrugore dhe 12 blloqe banimi. Këto projekte, që kaluan një vit më parë edhe në konsultim me banorët e Tiranës, financohen nga buxheti i bashkisë i vitit 2012 dhe do të finalizohen brenda pranverës së ardhshme.

Rruga "Gramoz Pashko", ka një gjatësi mbi 1 km, punimet për të cilën do të përfundojnë brenda 10 muajve, me një investime prej 69. 550 722 lekë./Start/

                                                                                             2012-08-09 14:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›