Topi ne nevoje Kredi per shtepi banimi nga Enti i Banesave

Bamir Topi, jo vetëm që është i apasionuar pas pronave, por arrin t’i blejë ato dhe me çmime që çdo kush do t’i kishte zili. E tillë është prona që ka paraqitur në deklaratën e tij të pasurisë, një tokë are prej 400 m2 në Shkozë të Dajtit, e cila i ka kushtuar vetëm 400 mijë lekë. Por, Bamir Topi, i cili gëzon një supervilë dhe sipërfaqe me përmasat e një ferme që para se të bëhej president republike, dhe është duke ndërtuar një tjetër vilë në Shkozë trekatëshe në Shkozë, në vitin e fundit të presidencës së tij figuron edhe si person në nevojë për strehim. Kjo përderisa ka përfituar nga Enti Kombëtar i banesave një kredi për shtëpi banimi, për të cilën ka paguar 57.600 lekë dhe do të duhet të paguajë edhe 900 mijë lekë. Shtimi i pasurisë së Topit gjatë vitit të fundit të presidencës së tij është rreth 4 milion e 500 mijë lekë dhe nga kompensimi i pronave ka përfituar mbi 3 milion e 600 mijë lekë.
Kryeprokurorja Ina Rama ndonëse vijon të ketë kredi të pashlyera në vlerat 14 e 300 dollarë dhe 137.500 euro, aq deklaron se ka shtuar likuiditetet. Shefja e akuzës ka një depozitë kursimi pre 1 milion e 500 mijë lekësh dhe shtim të likuiditetit prej 23 mijë eurosh. Të ardhurat vjetore nga paga i shkojnë në rreth 2 milion e 300 mijë lekë.
Avokati i popullit, i cili deklaroi për herë të parë pasurinë, rezulton në borxh, jo vetëm më bankat, por edhe me vjehrrën, të cilës i ka marrë hua 25 mijë euro. Avokati i Popullit ka marrë një kredi prej 3 milion e 801 mijë lekësh për blerje apartamenti, ndërsa ka dhe një tjetër kredi prej 500 mijë lekësh. Vitin e kaluar Totozani deklaron se ka blerë një apartament dhe garazh me vlerë 130 mijë euro. Nga ana tjetër zotëron dy llogari bankare me gjendje supermodeste prej 35 eurosh dhe 106 eurosh.
PASURIA E BAMIR TOPIT, 2011 Shkozë, tokë are, 400 m2, u ble me 400 mijë lekë Banesë trekatëshe në Shkozë, sip. 1 mijë e 70 m2 Kredi për shtëpi banimi nga Enti i Banesave Paguar, 57 mijë e 600 lekë Për t’u paguar, 900 mijë lekë Pasuria u shtua me 4 milion e 500 mijë lekë Përfitoi nga kompensimi i pronave 3 milion e 600 mijë lekë PASURIA E INA RAMES, 2011 Kredi e pashlyer, vlera 14 e 300 dollarë Kredi e pashlyer, vlera 137.500 euro Depozitë kursimi, 1 milion e 500 mijë lekë Shtim likuiditeti, 23 mijë euro PASURIA E IGLI TOTOZANIT, 2011 Hua nga vjehrra, 25 mijë euro Kredi, 3 milion e 801 mijë lekë Kredi, 500 mijë lekë Apartament, vlera 130 mijë euro Llogari bankare, 35 euro Llogari bankare 106 euro