Kapet me marijuane dyshohet si shperndares
Policia e Tiranes ka sekuestruar 2.2 kg marijuane dhe ka vene ne pranga nje person qe dyshohet se eshte shperndares i lendes narkotike ne disa zona te kryeqytetit. Burime zyrtare policore thane se efektivet e seksionit kunder narkotikeve ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Nr. 2 bene te mundur arrestimin ne flagrance te Fatjon Spahiut 27 vjec banues ne Tirane i proceduar me pare per vjedhje dhe shitje te lendeve narkotike. Sipas policise identifikimi lokalizimi dhe arrestimi i tij ne afersi te ish-shkolles Teknologjike ne Tirane u be fale informacioneve te marra ne rruge operative dhe pas nje hetimi njemujor ne ngarkim te tij. Nga kontrolli i ushtruar ndaj Spahiut u gjeten dhe u bllokuan 2.2 kg marijuane e ndare ne dy pako me peshe te barabarte. Nga hetimet paraprake rezultoi se ky person realizonte shitjen dhe shperndarjen e lendeve narkotike ne tregun e brendshem ne Tirane kryesisht ne lagjet Allias e Kinostudio.