Dy nete me "Marie Krajen"
Per te nentin vit kryeqytetin shqiptar do te shnderrohet ne arenen nderkombetare te festivalit operistik. Tradita e krijuar nga producentja Zana Cela do te rikthehet ne skenen e Akademise se Arteve duke mbledhur 16 konkurrente nga te gjitha vendet e botes per te garuar per cmimin qe mban emrin e artistes se madhe shqiptare Marie Kraja. Edicioni i IX-te i Festivalit Vokal Operistik Nderkombetar tashme eshte prane startit dhe pothuaj gjithcka eshte gati. Ashtu sic eshte bere tradite, festivali i madh, i vetmi ne llojin e tij, do te zhvillohet ne Tirane per dy net me radhe, ne datat 25 dhe 26 nentor. Ne kete edicion, festivali do te ruaje pothuajse te njejten natyre dhe strukture si edhe ne edicionet e tjera te tij.
Mbremja e 25 tetorit do te shenoje hapjen e Edicionit IX- te festivalit. Ne kete edicion nder 16 konkurentet e tij, pjesemarresit shqiptare do te jene 7 artiste te rinj. Per here te pare kete vit, edhe shteti i Kosoves do te kete perfaqesuesin e tij, tenorin Rame Lahaj. "Zakonisht ne festivalin "Marie Kraja" kane konkuruar jo me shume se pese kengetare operistik shqiptare", thote producentja Cela. "Ashtu si ne edicionin e kaluar, edhe sivjet numri i tyre eshte rritur pasi edhe numri i artisteve qe u regjistruan per tu perfshire ne festival ka qene i madh, 78. "Marie Kraja" eshte i vetmi ne llojin e tij dhe duke pasur parasysh jeten e varfer artistike shqiptare ne kete fushe, por edhe pergatitjen e larte profesionale te ketyre konkurenteve menduam qe kete vit te pranohen me shume. Sepse ky eventimet eshte nje mundesi me teper per keta artiste te rinj". Keshtu nder emrat konkurente te ketij viti renditen Sindi Mamaqi, aktualisht studente ne vitin e dyte ne Akademine e Arteve, Sofia Shuke, e cila ka perfunduar studimet e larta dhe nje specializim si soprano lirike ne Itali dhe aktualisht punon dhe jeton ne atje, Roel Llupa, Anjeza Agolli e Klodiana Brahimi. Megjithate po kaq te shumta kane qene kerkesat per t'u pranuar si konkurente te ketij festivali edhe nga jashte kufijve shqiptare.
Artiste te njohur e te rinj qe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Rusia, Kuba, Korea, Gjeorgjia, Italia dhe Turqia jane perzgjedhur per t'u perfshire ne kete edicion nga juria e perbere nga producentja Zana Cela dhe pedagoge te mirenjohur te Akademise se Arteve, Burhan Spahiu, Zana Frasheri, Shqipe Mingomataj dhe Xhavana Doko. Mbremja e pare e festivalit, (e shtuna e 25 tetorit), do te jete ekskluzivisht per jurine nderkombetare, personalitetet te artit operistik boteror, drejtore operash dhe presidente agjencish te medha operistike. Ndersa nata e dyte do te mbahet ne sallen e madhe te Akademise se Arteve per publikun kryeqytetas. Prezantuesja e te cilit, si cdo edicion do te jete vete producentja Zana Cela. Ne edicionin e sivjetem konkurruesit do te prezantohen me dy arie te madhe. Keta konkurente do te vleresohen nga juria nderkombetare qe ne naten e pare prej nga do te mbeten konkurrentet, te cilet do te prezantohen me pas ne naten finale duke konkurruar per cmimin e madh qe mban emrin e artistes shqiptare.
Festivali qe u kthye ne tradite
Festivali i Vokalit Operistik "Marie Kraja" lindi si ide e Zana Celes ne vitin 1998, kur ajo punonte si nen/drejtoreshe ne Televizionin Shqiptar. Nevoja per te pasur edhe ne skenen shqiptare nje aktivitet qe do te nxiste zhvillimin e talenteve te rinj dhe perballjen e tyre me emra te tjere te njohur boterore e shtyne producenten Cela, qe se bashku me Shoqaten "Kulture-Media-Art", kryetare e se ciles eshte, te sensibilizonte institucionet dhe fondacionet kryesore shqiptare dhe te huaja, te cilet e perkrahen dhe u bene mbeshtetesit kryesore te ketij festivali.
Pas realizimit te edicionit te pare (atehere kombetar), festivali plotesoi dhe mungesen e nje aktiviteti te tille operistik, i cili u kthye me pas ne nje arene nderkombetare te muzikes operistike. Juria qe ne edicionin e pare te ketij festivali perbehej nga artiste qe vinin nga vende te ndryshme te botes, drejtore te operave nacionale evropiane, kengetare e kompozitore nga me te njohurit, presidente agjencish operistike nga me te suksesshmet ne Evrope etj. Tashme "Marie Kraja eshte i vetmi festival operistik qe zhvillohet ne Shqiperi. Rezultatet e ketij evenimenti kaq te rendesishem tashme jane te dukshme. Ai ka sherbyer per te perhapur suksesin e artit operistik shqiptar ne bote dhe per te sjelle eksperiencen boterore mbi skenen shqiptare.
Vendet pjesemarrese
Shqiperia
Kosova
SHBA
Rusia
Kuba
Korea
Gjeorgjia
Italia
Turqia