Siguria ushqimore, gati autoriteti i kontrollit
Krijimi dhe venia ne funksionim e Autoritetit Kombetar te Ushqimit (AKU) ne janar te vitit 2009, si nje nga sfidat per integrimin e Shqiperise ne BE, pritet te rrise sigurine dhe cilesine e produkteve ushqimore ne tregjet e vendit. Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, organizoi dje mjediset e ketij dikasteri, nje tryeze te rrumbullaket pune, me tematike, rritjen e sigurise ushqimore ne vend, me pjesemarrjen e institucioneve, qe merren me sigurine ushqimore, perfaqesues nga Kryeministria, organizata nderkombetare, bashkia e Tiranes, etj. Ne kete takim, ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Jemin Gjana, vuri ne dukje rendesine qe merr ngritja e AKU. "Ne po e ngreme dy vjet para afatit kete autoritet, me qellim qe te pershpejtojme plotesimin e detyrave e standardeve dhe te hapim rrugen per integrimin e Shqiperise ne BE", u shpreh ministri Gjana. Sipas tij, MBUMK, ne bashkepunim me donatoret qe e mbeshtesin krijimin e AKU, ka pergatitur dokumentacionin e nevojshem, i cili do te vleresohet nga ministrite e linjes e me pas, do te dergohet per miratim ne Keshillin e Ministrave. Krijimi i AKU, si nje praktike e re ne Shqiperi, bazohet
e pervojat e vendeve me te zhvilluara, ne perputhje me normat dhe standartet e direktivave te BE-se. AKU do te jete autoriteti kompetent qe do te menaxhoje gjithe problemet e ushqimit dhe te sigurise ushqimore. Por pritet qe AKU te mos zevendesoje strukturat e Ministrise, e cila eshte pergjegjese e politikave ne fushen e sigurise ushqimore dhe mbrojtjes se konsumatorit, ndersa autoriteti do te kete me shume rolin e inspektimit dhe kontrollit per ligjshmerine ne kete fushe.