E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata kerkese te dyte per lajmerimin e Bares

Tirane - Kreu i "Bandes se Lushnjes" nuk eshte vene ne dijeni ende, te nisjes se nje procesi ne ngarkim te tij nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda. Per kete gje trupi gjykues kryesuar nga gjyqtari Luan Hasneziri, ka bere me dije se do te ridergohet serish nje tjeter leter-porosi per kete te pandehur. Sipas gjyqtarit ai duhet te vihet ne dijeni dhe me pas te vendose, nese do qe procesi gjyqesor te zhvillohet ne mungese te tij apo jo. Togat e zeza kane bere me dije se ka ardhur leter-porosia nga shteti fqinj Italia, per te pandehurin Enver Dondollaku. Per kete gjykata vendosi te caktoje dje nje perkthyes, i cili ishte licencuar prane Ministrise se Drejtesise ne menyre te tille qe te perkthente kete leter-porosi mbi njoftimin e te pandehurit Dondollaku per nisjen e procesit ne ngarkim te tij nga kjo gjykate si dhe akuzat perkatese. Interesat e dy te pandehurve jane mbrojtur nga avokati Vladimir Mece. Ne seancen e radhes gjykata do te beje me dije permbajtjen e kesaj leter-porosie. Prokuroria e Krimeve te Renda e akuzon te pandehuri Aldo Bare si kreu i "Bandes se Lushnjes", ndersa Dondollakun si krahu i djathte i tij. Sipas hetimeve te prokurorise i pandehuri ne mungese Enver Dondollaku ka marre pjese si ekzekutor ne pese vrasje dhe nje plagosje, te kryera keto ne kuader te "Bandes se Lushnjes", po ne kete qytet. Sipas dosjes qe disponon organi i akuzes, grupi u krijua ne korrik te vitit 1997, kur Artur Daja ka vrare Ramadan Shkurtin, vellane e Alfred Shkurtit (Aldo Bares). Menjehere pas vrasjes se te vellait, Aldo Bare ka krijuar edhe grupin e tij kriminal, e me pas realizoi vrasjen e Artur Dajes, me 21 tetor te vitit 1998, ku koken e viktimes dyshohet se e ka shetitur ne qytetin e Lushnjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›